Qysh me përdor Time Machine për Mac-un tuaj?

time machine

Çka është kjo?
Time Machine është zgjidhja e bërë nga Apple që shërben për backup. Mund të ju shërbej që t’a ktheni ndonje file ose folder, të cilin e keni fshirë aksidentalisht, apo edhe të ktheni ndonje dokument në gjendje paraprake në rast se keni bërë ndryshim të gabuar në të.

Qysh me bo këtë backup?
Merrni një hard disk të jashtëm i cili është me madhësi të pakten aq sa ai të cilin e keni në shfrytëzim. Ideale është që të jetë 2 herë me i madh, sa i përket hapësirës. Sa më i madh që është hard disku, normalisht, aq më shumë mund të ruaj fajlla dhe foldera, të cilet mund t’i ktheni në të ardhmen. Në momentin e parë që t’a lidhni, do të ju pyes nëse dëshironi t’a shfrytëoni për Time Machine. Vetëm thuani po dhe ai do të hyjë në funksion.

Cilët janë problemet me të?
Time Machine bën backup çdo orë, dhe në rast se brenda një ore keni bërë ndryshime të mëdha, do të merr pak kohë që të sinkronizohet. Shumë njerëz e vërejnë që kompjuteri i tyre ngadalësohet pak derisa Time Machine është duke u sinkronizuar, por kjo vërehet në kompjuter më të ngadaltë. Poashtu mund t’a shtyeni backupin për në kohë më të vonshme. Duhet t’a dini që Time Machine nuk e bën backup të gjithë diskun.

Qysh me përdor?
Përderisa Time Machine ka pas kohë të punoj për një kohë dhe të sinkronizoj disa ndryshime, shkoni te fajlli apo folderi dhe hapeni Time Machine Aplikacionin për t’i parë verzionet e mëparshme.

Qysh me hap llogari në iCloud?

Qysh me shtu jetëgjatësinë e baterisë në telefon?