Qysh Me Pastru Dhomen Shpejt?

Pastrimi i dhomës mund të ju merr shumë kohë, megjithatë në këtë artikull do të mundohemi të ju tregojmë se si ta pastroni dhomën tuaj në një mënyrë të shepjtë.

Pregaditsni një listë me këngët tuaja të preferuara. Mundësisht të jenë këngë që ju shtyjnë të i bëni gjërat më shpejtë. Por, mos e përdorni telefonin për muzika, pasi mund të ju vijnë mesazhe e të tilla dhe të ju hutojnë, e kjo do ju merr shum kohë.

Vendoseni një shportë të vogël për mbeturina në dhomë, dhe i hidhni të gjitha mbeturinat e vogla aty.

Paloni rrobat tuaja. Vendosini në dy “grupe”, të pastra dhe të ndotura. Të ndoturat i vendosni në koshin e të ndoturave, kurse të pastrat në dollap.

Largoni të gjitha këpucët që i keni në dhomë, sepse mund të shkelni mbi to e mund të ju pengojnë.

Largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera, dhe vendosini në vendin e duhur.(P.sh. ndonjë dekorim që i takon dhomës së ditës etj.)

Gjithçka që është e panovjshme nëpër dysheme kapeni dhe hiqeni. Filloni nga një anë e dhomës në tjetrën.

Përdoreni fshisën elektrike. Mos harroni të fshini ndër shtrat dhe qoshet e dhomës.

Rregulloni krevatin dhe çdo gjë tjetër që ka nevojë.

Freskoni dhomën me ndonjë sprej apo aromë freskuese. Një aromë e freskët është gjihtmonë e mirë për dhomën, përveç nëse keni alergji.

Mbajeni dhomën të rregullt
Vendosja e gjërave në vend të duhur dhe heqja e atyre që nuk ju duhet gjatë pastrimit, ju kursen shumë kohë për çdo pastrim që bëni.

  • Jeli

    e ba mos me pas dollap 😛 yyyyy

Qysh me kriju sapun të lëngshëm?

Qysh me përgaditë dezinfektues natyral?