Qysh Me Pa Ëndërra të Bukura në Gjumë?

Një studimi i ri ka treguar se ajo çfarë ne nuhasim ndikon në ëndërrat që shohim përderisa flejmë.

Një kërkim shkencor i paraqitur në takimin vjetor të  Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë – Kirurgjisë së kokës dhe fytit të mbajtur në vitin 2008 në Çikago, sugjeron se ekspozimi ndaj aromave gjatë gjumit ndikon në përmbajtjen emocionale të ëndrrave tona. Erërat e këndshme bëjnë që të keni ëndërra pozitive, ndërsa aroma e keqe i kthen ëndërrat në ankthe.

Nëse jeni duke kërkuar ëndrra të ëmbla, ju me siguri jeni përpjekur në mënyra të ndryshme që ta realizoni këtë. Shqisa jonë e të nuhaturit përshtatet shumë shpejt. Nëse ju keni një stimulues të vazhdueshëm, era zhduket. .Pra, të paturit e një erë të vazhdueshme në dhomë nuk është zgjidhja për të pasur ëndrra te bukura.

• Mbani një bimë që çel natën afër, në mënyrë që aroma e saj të përhapet pasi të hapet lulja e saj. Epiphyllum është një bimë e mrekullueshme, dhe është shumë e lehtë të rritet. Gjithashtu sugjerohet mbjellja e portokallit, lules së hënës, jasemini, ose mandarina e ëmbël pranë një dritare në dhomën e gjumit, apo një kërcell të freskët në ujë në një vazo pranë shtratit.

• Përdorni vajra aromatik esenciale dhe një shpërndarës aromatik. Merrni një shpërndarës aromatik me një rregullues të kohës kështu që era do të lirohet pasi ju jeni në gjumë.
Nëse ju ndani një dhomë gjumi me dikë që bie të fle më vonë se ju, atëherë kërkoni partnerit tuaj për të vënë disa lule me erë të mirë ose vaj esencial, pasi që juve të ju zë gjumi.

• Shmangni përdorimin e freskuesve sintetik të ajrit. Kërkimet e reja shkencore kanë gjetur se aromat kimike kanë veto kancerogjene.

 

 

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?