Qysh Me "Parashiku Te Ardhmen" Per Shoket Tuaj?

 Shumë herë kërkojmë metoda të ndryshme për të bërë shaka me shokët tonë. Epo, ekziston një faqe që na mundëson një gjë të tillë, madje një argëtim të garantuar. Për më shumë lexoni artikullin.

KUJDES
Kjo metodë është funksionale me ata që dini informata për ta (psh nëse pyet kush më do, kë e dua e të tilla).

Së pari hyni në faqen willthisbetheyear.com duke klikuar këtu. Kjo faqe u mundëson që të i jepni një link shokve tuaj, duke i thënë se kjo webfaqe mund të parashikoj të ardhmen e tyre, e në fakt, jeni ju ata që i shkruani përgjigjet dhe juve ju vinë pyetjet.

Pasi të hyni në faqe, pranoni se jeni mbi 24 dhe i pranoni kushtet e përdorimit, dhe klikoni start. Pastaj ju shfaqet një video ku ju tregon se si duhet të veproni. Megjithatë po ju tregojmë dhe ne. Pasi ta keni parë videon, ose të ia bëni skip, ju shfaqet një dritare e re ku ju kërkon të lidheni me anë të facebookut.

Kur të lidheni me facebook, ju shfaqet një formë chati. Në të majtë keni opcionin Add New Friend. E shkruani emrin e tij, klikoni add, dhe ju shfaqet një link. Kopjojeni linkun.

Pastaj i thuani shokut në MSN apo faqe sociale diçka si – “hej, kam gjetur një faqe shumë interesante. Din gjithçka për të ardhmen tuaj, dhe qëllon çdo gjë për ty. Provoje”.

Pastaj shokut i shfaqet një lloj i maqinës të së ardhmes. Ai shkruan pyetjet, ato ju vinë juve në faqe. Ju i shkruani përgjigjen dhe atij i shkon përgjigjja. Në fund i tregon se kjo ishte një shaka nga shoku juaj.

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?