Qysh me parandalu sëmundjen e Alzheimer-it?

Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe sfidat mendore janë të shkëlqyeshme për shëndetin e njeriut në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shëndetin e trurit.

Ushtroni tri orë në javë! 

Ushtrimet janë të domosdoshme për trurin tuaj. Ekspertët sugjerojnë që të ushtroni së paku tri herë në javë, e një studim ka pohuar se 3 shëtitje të gjata në javë mjaftojnë që të keni tru më të ri.

Meditoni 10 minuta në ditë!

Kortizoli i tepërt në trup dhe në tru ndikon dëmshëm. Vetëm 10 minuta të meditimit të thjeshtë do të mjaftojnë që të bëni çudinë për trurin tuaj. Uluni dhe qëndroni drejt, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë.

Konsumoni aminoacide omega 3 çdo ditë!

Personat që konsumojnë sasi adekuate të DHA-së dhe EPA-së, kanë volum më të madh të hipokampusit, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë. Ekspertët theksojnë se shumica e personave të shëndetshëm duhet të konsumojnë rreth 1500 mg aminoacide omega 3 në ditë.

Qysh me i shëru problemet në vezore?

Qysh me detoksifiku organizmin në mënyrë natyale?