qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Parandalu Paraqitjen e kariesit që nga mosha më e re?

Mbulimi i fusureve (ndarjeve të dhëmbit) paraqet procedurë të thjeshtë e cila aplikohet për qëllim të parandalimit të paraqitjes së kariesit në fisurat e sipërfaqeve okluzale të dhëmbit.
Pse rekomandohet kjo procedurë?
Fisurat paraqesin “ndërpreje” të ngushta të sipërfaqeve përtypëse të dhëmbëve. Këto ndërprerje janë të prirura ndaj kariesit sepse shumë vështirë mund të pastrohen dhe për këtë qëllim bëhen një vend për ushqimin dhe bakteriet.

Dalja e dhëmballave tek fëmijët fillon nga mosha gjashtë vjeçare, kohë në të cilën numri më i madh i fëmijëve ende nuk kanë arritur një nivel të kënaqshëm të higjienës orale, shanset për paraqitjen e kariesit tek këto dhëmbë janë të mëdha.

Nga ana tjetër, është shumë me rëndësi që këto dhëmbë të ruhen sepse paraqesin “çelësin” e okluzionit (raporti ndërmjet dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm). Prandaj bëhet mbulimi i fisureve me material të përshatshëm me çka do të pamundësohet mbajtja e pjesëve të ushqimit në dhëmb dhe në këtë mënyrë do të parandalohet paraqitja e kariesit.

Kjo procedurë jo vetëm që ju mbronë nga kariesi, por edhe forcon strukturën e dhëmbit ashtu që materiali i cili vendoset për të mbuluar fisuart në mënyrë të vazhdueshme liron sasi të fluorideve që e bëjnë dhëmbin rezistent ndaj kariesit.

Sa zgjatë efekti?

“Ngjitësit” në dhëmbë mund të zgjasin edhe me vite dhe paraqesin masë preventive, efekti i të cilëve është i garantuar. /femina/


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>