Qysh Me Pa Transmetime Live Nga Stacioni Hapesinor?

E dinit që stacioni hapësinor ndërkombëtar ISS transmeton live nga hapësira? Interesante të shikohet nga hapësira planeti ynë, sidomos në kohë reale :) .

Me Windows Media Player mund të hapni linkun e mëposhtëm dhe të shikoni se si duket planeti Tokë nga lart.

1) Kopjoni linkun mms://a1709.l1856953708.c18569.g.lm.akamaistream.net/D/1709/18569/v0001/reflector:53708
2) Hapni programin Windows Media Player
3) Klikoni Ctrl + U
4) Vendosni linkun
5) Shtypni Ok
6) Duroni paksa deri sa të lidhet :D

Nëse nuk arrini dot në atë mënyrë atëherë mund ta provoni këtu.

Për sisteme të tjera operative mund të përdorni programin VLC.

Për të parë pozicionin në kohë reale të stacionit ndërkombëtar hapësinor mund të kontrolloni në këtë faqe:
http://www.n2yo.com/

Duhet të keni parasysh që:

1) Disponibiliteti i pamjeve live varet nga pozicioni ku stacioni ISS ndodhet (mund të jetë natë dhe transmetimi mund të jetë i ndërprerë). Nëse shikoni këtë imazh atëherë transmetimi është i ndërprerë. (Duroni 30 min dhe atëherë do shikoni lindjen e diellit :D ) ISS i duhen 90 minuta të kryejë një orbitë të plotë rreth globit.

2) Shpeshherë mund të dëgjoni në sfond komunikimet ndërmjet astronautëve të ISS dhe bazës në Tokë ose kod mors.

Stacioni hapësinor ndërkombëtar (ISS) mund të shikohet me sy të lirë (edhe gjatë ditës):
Pas shtimeve që ju bënë stacionit (më shumë panele diellore) u bë akoma më i shndritshëm se Venusi dhe kaloi në objektin e tretë më të shndritshëm në qiell (disa shifra rreth ISS). Duhet të keni parasysh që koordinatat variojnë sipas vendndodhjes tuaj, tregohuni të vëmëndshem pasi lëviz shumë shpejt.

Për të parë ditët dhe orarin kur stacioni do ndodhet mbi pozicionin tuaj kontrolloni në këtë adresë duke kërkuar për shtetin, pastaj qytetin, ku ndodheni. Nevojitet mot i kthjellët dhe do ndihmonte që ju të jeni në errësirë përndryshe dritat që ju rrethojnë mund ta vështirësojnë dallimin e tij.

Së fundi edhe një fotografi e Tracy Caldwell Dyson duke vështruar Tokën nga një lartësi prej 350 km.

Burimi:Eklipsi

  • moris

    k tu veq po shihet rruga qe ndjek ky satelit dhe nuk po shohen pamjet

  • moris

    k tu veq po shihet rruga qe ndjek ky satelit dhe nuk po shohen pamjet

  • edo

    une veq mrenda anijes jam tuj pa 😮

  • edo

    une veq mrenda anijes jam tuj pa 😮

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?