Qysh me nënshkru peticionin për ta ndalur izolimin e Kosovës?

Ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion jemi të bindur se izolimi i Kosovës i imponuar me viza Schengen, tashmë ka filluar t’i ndikojë negativisht të gjitha lëvizjet në shoqëri, dhe të le gjurmë të pakthyeshme në proceset zhvillimore që aq shumë na duhen.

Kufizimi i lëvizjes së lirë, i vendeve europiane brenda Europës, është një paradoks i kohës, sidomos sot, kur globalizimi e ka përfshirë çdo skutë të jetës, dhe e pamundëson zhvillimin normal atëherë kur nuk ka liri të lëvizjes.

Kërkojmë nga autoritetet e Bashkimit Europian, si dhe nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i krijojnë kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. BE-ja duhet të na trajtojë ashtu si i ka trajtuar vendet tjera në rajon, ndërsa qeveritarët tanë duhet t’i plotësojnë kriteret e vendosura me më shumë vullnet dhe vendosshmëri.

Nëse duam më shumë zhvillim ekonomik, edukim cilësor, shëndet publik, këmbim kulturor dhe sportiv, e sidomos nëse duam më pak Kosovar që duan të migrojnë, atëherë jemi të bindur se duhet liberalizuar vizat Schengen sa më parë!

Për informata më të hollësishme rreth kampanjës: http://www.kfos.org

Për te nenshkruar peticionin klikoni ketu:  www.kfos.org/peticioni

 

KFOS - Peticioni 11705716_963943560292433_3190336610918869262_o 11217939_963943496959106_9005079117149743594_o 11696423_963943490292440_2817096304443424534_o kfos

 

Ftohen qytetarët e Kosovës, që prej 14 korrikut 2015, të nënshkruajnë peticionin drejtuar Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Kosovës për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave Schengen. Tekstin e peticionit mund ta gjeni në web faqen e KFOS duke klikuar këtu: http://kfos.org/

Në secilën komunë, OJQ-të partnere të KFOS do t’i vendosin vend nënshkrimet e peticionit, të cilat do t’i identifikoni lehtë me imazhet e më poshtme.

Peticionin mund ta nënshkruani edhe online duke klikuar në këtë link www.kfos.org/peticioni

 

Qysh me reagu gjatë termetit?

Qysh me rritë shpejtësinë e performancës në Windows?