Qysh me ndihmu të aksidentuarin me makinë?

Është gjithmonë më mirë që ta dini më parë se si ta bëni këtë. Sepse kur ju mendoni se po e ndihmoni një te aksidentuar, ne te vërtetë mund dhe t’i shkaktoni dëme nëse nuk ndiqni këto hapa.
qysh me ndihmu nje te aksidentuar me makine
Mos e lëvizni viktimën.
Nëse viktima ndodhet brenda në makinë dhe nuk po reagon mos e lëviz.
Mos u hutoni në momentin që do të raportoni aksidentin. 
Gjëja e parë që duhet të bëni është të lajmëroni urgjencën. Nëse ju nuk mundeni (për arsye të ndryshme)  atëherë sigurohuni qe dikush pranë jush ta bëjë.
Mos e zgjoni të aksidentuarin në qoftë se është pa ndjenja.
Kontrolloni pulsin e të aksidentuarit, për tu siguruar nëse merr frymë.
Nuk është momenti për të mësuar frymëmarrjen gojë me gojë (nëse nuk jeni i certifikuar për ta bërë).
Duke siguruar gjërat e lartpërmendura mund t’i vini shumë në ndihmë viktimës.
Ndaloni çdo gjakderdhje ekzistuese.
Lidhni një copë leckë apo shami mbi plagë.
Lironi çdo veshje pranë qafës se viktimës, në mënyrë që qarkullimi të jetë i lirshëm.
Mundohuni të mos e prekni viktimën në qafë dhe gjoks në qoftë se ka probleme të frymëmarrjes dhe ktheheni viktimën në njërën anë.
Tregoni çdo informacion qe kuptuat mbi viktimën tek personeli i emergjencës, pasi ata arrijnë.
Ata janë të trajnuar për këto momente. Shpjegojani atyre situatën.
Flisni me viktimën, nëse ata janë të ndërgjegjshëm ndaj fjalëve të tua.
Jepini viktimës disa mendime inkurajuese në mënyrë që të mos humbasin besimin, dhe të presin për personelin e emergjencës për t’iu përgjigjur në vendin e ngjarjes.

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Nderru Filterin e Ajrit ne Makine?