qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Ndeze Makinen?

Miliona njerez  sot ngasin makinen cdo dite. Gjeja e pare qe duhet te bejne eshte ta ndezin ate.  Ky artikull shpjegon se qysh me i ndeze disa lloje te makinave.

Udhezimet

Hapi 1:
Se pari duhet te keni makine. Pasi qe keni makine, hapi tjeter eshte te futeni brenda ne te, ne ulesen e shoferit dhe te vendosni rripin e sigurimit.

Hapi 2:
Per shumicen e makinave, ju duhet te vendosni qelesin qe ju ka ardhur me makine ne  vendin e ndezjes. Kjo vrime zakonisht eshte ne afer timonit dhe ka forme rumbullake te metalte.

Hapi 3:
Pasi qe te vendosni qelesin silleni ne anen e majte apo te djathte, varesisht nga modeli, ngadale per ta vene ne kontakt. Pra vetem ne kontakt, andaj mos e sillni te terin, pasi qe makina ndizet dhe ende nuk eshte koha. Nese nuk rrotullohet qelesi, provo ta shtypni frenin (pedalen e mesme) me kembe, pasi qe disa nga makinat e reja ua imponojne kete per shkaqe sigurie. Nese keni makine qe ka tastin per ndezje, lexoni udhezimet se qysh me ndeze sigurte.

Hapi 4:
Nese makina ka te bllokuar qelesin permes timonit, atehere silleni timonin pak ne te dyja anet deri sa te qelesi te zhbllokohet.

Hapi 5:
Para se ta sillni qelesin te terin, ju duhet te dini se si te veproni me kembet tuaja.

Hapi 6:
Nese makina ka transmision manual atehere ajo do te kete pedalin e fraksionit (pedali i majte). Eshte me rendesi qe te siguroheni qe keni ngritur frenin larte, dhe e keni vendosur marshin ne neutral. Nese makina eshte ne shpejtesi, ndezja do te rezultoj ne levizje te padeshiruar te makines.

Hapi 7:
Nese makina ka transmision automatik atehere ajo nuk do te kete pedalin e fraksionit, por do te kete siguresen e shpejtesise neutrale. Kjo sigurese parandalon ndezjen perderisa marshi nuk eshte ne poziten P ose N.

Hapi 8:
Te pumponi apo te mos pumponi, kjo eshte pyetja. Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje se cka duhet te beni me pedalen e gazit ju duhet te dini nese makina juaj eshte ingjeksion apo me karburator. Nese nuk keni njohuri per kete dhe makina juaj eshte prodhim i para 1990, supozojme qe eshte karburator pasi qe pothuajse te gjitha veturat pas 1990 jane ingjeksion. Makinat me ingjeksion nuk kane nevoje per shfrytezimin e pedalit te gazit gjate ndezjes.

Hapi 9:
Nese makina ka karburator, perdorimi i pedalit te gazit ndryshon varesisht nese motorri eshte i ngrohte a po i ftohte. Motorri i ngrohte do te thote qe makina ka qene e ndezur pak me pare dhe jo moti i ngrohte. Motorri i ngrohte zakonisht nuk ka nevoje per perdorim te pedalit te gazit gjate ndezjes.

Nese motorri eshte i ftohte atehere do te kete me shume nevoje per karburant qe makina te ndizet. Ne keto raste shtypni pedalin e gazit 1-2 here, dhe nese deshton provoni te shtypni me shume. Por kujdes pasi qe shume tentime do te fus me shume gaz te lengshem ne motorr dhe eshte veshtire te digjet sasi e konsiderueshme e gazit.

Hapi 10:
Do te ndjeni disa hapa apo rezistime derisa rotulloni qelesin. Silleni derisa te ndizet motorri. Zakonisht kjo ndodh ne fund te rrotullimit. Pasi qe makina te ndizet leshojeni qelesin.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

  1. “Se pari duhet te keni makine” ja more, pash familjen?

  2. hazbi therra

    se pari makin a a bon me ma hanger korin ti mue

  3. sokol nushi

    Taulant Baloku mos u bo nervoz o vllah..