Qysh Me Nderru Emrin?

Ndërrimi i emrit është i rregulluar me ligj. Për më tepër lexoni kapitullin që flet për nëdrrimin e emrit në ligjin e Kosovës.

Kreu II
KORRIGJIMI DHE NDËRRIMI I EMRIT PËRSONAL

Neni 10
Qytetari ka të drejtë në korrigjimin dhe ndërrimin e emrit personal. 4
Neni 11
Mënyra e korrigjimit te emrit personal
11.1. Nëse në regjistrat e gjendjes civile janë bërë gabime gjatë regjistrimit në emrin personal,
qytetari ka të drejtë në korrigjimin e emrit personal në vendin e lindjes ku mbahet regjistri i
gjendjes civile.

11.2. Qytetari i moshës se mitur mund ta korrigjojë emrin personal në baze të kërkesës së bërë nga
përfaqësuesi ligjore apo përfaqësuesi i autorizuar.
11.3. Korrigjimi nuk mund të ndryshojë kuptimin dhe përmbajtjen e emrit personal.
Neni l2
Mënyra e ndërrimit të emrit personal
Qytetari i moshës madhore mund ta ndërrojë emrin personal në bazë të kërkesës së tij.
Neni 13
Ndërrimi i emrit personal gjatë adoptimit bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi familjen.

Neni 14
Ndërrimi i mbiemrit gjatë lidhjes së martesës bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi familjen.
Neni 15
Mbiemri gjatë lidhjes së martesës me të huajin
Nëse qytetari i Kosovës, i cili ka marr vendbanim të përhershëm në shtetin e huaj lidhë kurorë para
organeve të shtetit të huaj me shtetasin e atij shteti, mbiemrin e zgjedhur pas lidhjes së kurorës, atë
mbiemër në Kosovë e përdorë në formë dhe mënyrë, siç përdoret në shtetin e bashkëshortit, në
harmoni me rregullat në fuqi të atij shteti dhe nenit 4.3 të këtij ligji.
Neni 16
Ndërrimi i mbiemrit pas zgjidhjes së martesës
16.1. Pas shkurorëzimit, bashkëshortët e ndarë mund ta mbajnë mbiemrin që e kanë zgjedhur gjatë
lidhjes së martesës.
16.2. Bashkëshorti-ja, i cili më rastin lidhjes se martesës e ka ndryshuar mbiemrin, pas zgjidhjes së
martesës mund të marrë mbiemrin e mëparshëm. 5
Neni 17
Procedura për ndërrimin e emrit personal në bazë të kërkesës
17.1. Kërkesës për ndërrimin e emrit personal, paraqitësi i kërkesës duhet t’i bashkangjes
vërtetimin se nuk është nen hetime.
17.2. Për kërkesën për ndërrimin e emrit personal vendos organi kompetent sipas vendbanimit, të i
cili është bërë kërkesa.
17.3. Aktvendimi për ndërrimin e emrit personal i përcillet zyrës së gjendjes civile, ku është bërë
regjistrimi i lindjes, respektivisht regjistrimi i lidhjes së martesës së palëve përkatëse.

Neni 18
Pengesat për ndërrimin e emrit personal
18.1. Qytetarit kundër të cilit zhvillohet procedura për vepër penale për të cilën ndiqet sipas
detyrës zyrtare i cili është dënuar për vepër të këtillë penale, derisa nuk i është ekzekutuar dënimi
ose gjithnjë derisa të vazhdojnë pasojat juridike të dënimit, si dhe as personit për të cilin
konstatohet se kërkesën e ka paraqitur për t’iu shmangur detyrimeve të përcaktuara me ligj, nuk do
t’i lejohet ndërrimi i emrit personal.
18.2. Nëse emri personal i është ndërruar qytetarit, kundër të cilit zhvillohet procedura penale për
vepër penale, zyra e gjendjes civile që në afatin prej tre ditësh pas aprovimit të ndërrimit duhet ta
njoftojë gjykatën në të cilën zhvillohet procedura penale.
18.3. Zyra e regjistrimit civil mund te kërkoj nga Gjykata dhe Prokuroria verifikimin e vërtetësisë
te të dhënave të parashtruara nga aplikuesi lidhur me dokumentet nga neni 17 i këtij ligji.
18.4. Nëse emri personal është ndërruar me kërkesë të palës në procedurë administrative të organit
të gjendjes civile, për pesë vitet e ardhshme, palës nuk do t’i lejohet sipas së njëjtës procedurë
ndërrimi i serishëm i emrit personal nga organi i gjendjes civile.
Neni 19
Ndërrimi i emrit personal të miturit në bazë të kërkesës
19.1. Qytetarit të moshës se mitur mund t’i ndërrohet emri personal me kërkesën e përfaqësuesit
ligjor. Nëse ndërrimin e emrit personal e kërkon kujdestari-ja për këtë duhet të jap pëlqimin edhe
qendra kompetente për punë sociale ku edhe gjatë kësaj procedure duhet të respektohet më së
shumti interesi i fëmijës.
19.2. Ndërrimi i emrit personal të personit të mitur të moshës mbi 10 vjet, mund të bëhet vetëm me
pëlqimin e tij, përveç rasteve kur fëmija ka të meta psikike.
19.3. Nëse prindërit jetojnë të ndarë, ndërrimin e emrit personal të fëmijës mund ta kërkojë njëri nga
prindërit, të i cili fëmija jeton, respektivisht atij të cilit i është besuar përkujdesja dhe edukimi, nëse
për këtë pajtohet prindi tjetër. 6
19.4. Nëse prindi tjetër nuk pajtohet me ndërrimin e emrit personal të fëmijës, atyre për arritjen e
marrëveshjes për ndërrimin e emrit u ndihmon qendra për punë sociale.
19.5. Pëlqimi i prindit tjetër nuk është i nevojshëm, nëse vendqëndrimi i tij nuk dihet, apo nëse i
është marrë zotësia për veprim apo e drejta prindërore.
Neni 20
Vlefshmëria dhe regjistrimi i ndërrimit të emrit personal
20.1. Ndërrimi i emrit personal që është si pasojë e ndryshimeve të raporteve juridike familjare,
vlen nga dita e dhënies së deklaratës, respektivisht nxjerrjes së vendimit meritor nga organi
kompetent.
20.2. Ndërrimi i emrit personal duhet të regjistrohet në regjistrin përkatës të gjendjes civile
brenda 5 ditëve, që nga momenti i njoftimit për aprovim të ndryshimit.

Neni 21
Mbikëqyrja
Mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bën Ministria e Punëve të Brendshme.

Neni 22
Dispozitat ndëshkuese
Qytetari që përdorë emrin personal në kundërshtim me rregullat e nenit 3 paragrafit 2 të këtij ligji,
dënohet me gjobë për kundërvajtje prej 200 Euro.
Neni 23
Secili nga prindërit, që nuk e lajmëron emrin personal të fëmijës në afatin e paraparë në paragrafin
2 të nenit 9 të këtij ligji, dënohet me gjobë prej 100 Euro.
Neni 24
Te gjitha mjetet materiale të cilat përfitohen nga gjobat, derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

/Marrë nga assembly-kosova.org

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?