Qysh Me Ndalu qasjen ne internet permes Internet Explorerit?

Shpesh here detyrohemi te ndalojme qasjen ne internet, qofte per arsye te kontrollit prinderor qofte per arsye tjera. Ne kete Qysh Me jane paraqitur udhezimet se qysh me ndalu qasjen ne internet permes shfletuesit Internet Explorer:

  1.  Hapim Browserin (shfletuesin) Internet Explorer.
  2.  Shkojme tek menyja Tools pastaj klikojme Internet Options.
  3.  Hapet faqja me emrin e njejte Internet Options, klikojme ne tabin Connections.
  4.  Pastaj klikojme LAN settings.
  5.  Tek proxy server vendosim nje tik tek Use proxy server for your
  6.  LAN (these settings will not apply to dial up or VPN connections).
  7.  Tek fusha Address: e shkruajme 0.0.0.0 dhe tek fusha tjeter Port: vendosim portin 8080.
  8.  Klikojme OK, pastaj Apply,
  9.  Ne fund klikojme prap OK.

Ne kete menyre ndalohet qasja ne internet permes Internet Explorerit.

Falenderojme lexuesin tone Astrit Kadriu per kontributin ne kete teme.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?