Qysh me ndalu funksionin ‘seen’ në Facebook?

Bisedat kanë zënë një vend të çuditshëm në vitin 2015, të cilat fillojnë por nuk përfundojnë me ditë apo me javë të tëra.

Një efekt anësor i kësaj është se disa prej nesh kemi dëshirë që të marrim përgjigje nga dikush sapo ta lexojë mesazhin.

Vite më parë ne kemi mundur të bisedojmë pa e ditur nëse një person e ka lexuar mesazhin, por prej se Facebook lansoi funksionin ‘seen’ çdo përgjigje është bërë më e mërzitshme.

Qoftë nëse i injoroni zakonisht mesazhet apo jeni një person i zënë dhe nuk dëshironi që të pengoheni, ekziston një mënyrë e re për të ndalur funksionin ‘seen’, në mënyrë që të tjerët të mos e dinë nëse e keni lexuar apo jo mesazhin.

Ju mund ta merrni shtesën ‘Facebook Unseen’ për Chrome.

Kjo shtesë e fshinë një rresht të kodit në Facebook që tregon nëse mesazhi është lexuar.

Shkarkojeni aplikacionin Unread

Ju sigurisht e përdorni më shumë Facebookun në celular se sa në kompjuter, kështu që kjo do të ju ndihmojë. Ky aplikacion e bën të njëjtën gjë, përveç se nuk mund ta përdorni atë për të dërguar mesazhe, por vetëm për t’i kontrolluar ato.

Qysh me ndalu funksionin ‘seen’ në Facebook

Qysh me ndalu funksionin ‘seen’ në Facebook 2

Kështu, kjo është zgjidhja për momentin.

  • Zijadin

    Qysh muj mej kthy mesazhet qe i kom fshi ne fcb

  • Zijadin

    Qysh mej kthy mesazhet e fshira ne facebuk