Qysh Me Mesu Qenin me u Ndale dhe me Qendru ne Vend?

A ju duket e pamundur që ta mësoni qenin të ndalet? Duke shfrytëzuar një truk të thjeshtë, siç është përdorimi i ushqimit të preferuar të qenit, do ta keni lehtë t’ia mësoni qenit tuaj urdhrin “ndal” ose “në vend”.

Ushqimi i dashur për qenin është një motivues i fuqishëm edhe për qentë më kokëfortë.

* Armatosuni me durim.

* Blini ushqimet që i preferon qeni juaj. Provoni me disa sosh që të kuptoni pa cilat nuk mundet.

* Thojeni emrin e qenit, që ta tërhiqni vëmendjen e tij. Para çfarëdolloj urdhri, tërhiqeni vëmendjen e tij. Kur të keni tërhequr vëmendjen e qenit tuaj, bëjeni hapin tjetër.

* Vendoseni ushqimin në afërsi të turirit të qenit tuaj. Kur qeni të fokusohet tek ushqimi, largojeni ushqimin përpara, në mënyrë që qeni ta përcjellë atë. Dhe në momentin kur qeni e përcjell ushqimin, thojeni komandën “ndal” ose “në vend”.

* Kur të qëndrojë qeni në pozitën “ndal” ose “në vend”, atëherë shpërblejeni me ushqim.

Burimi:/Telegrafi/

Qysh me i mbajtë macet larg oborrit?

Qysh me kriju spërkatës kundër insekteve?