Qysh me mësu Matematikën?

Sot lëndët mësimore, si Matematika, nga klasa e V-të deri në të XII-tën mund të përvetësohen më mirë përmes seancave online FALAS, dedikuar ekskluzivisht shkollarëve të të gjitha trojeve shqiptare.

Për shumë nxënës,lënda e Matematikës ka qenë një sfidë e vështirë për t’u kapërcyer, madje edhe për ata të cilët janë më të familjarizuar me lëndën, mungesa e shpjegimeve adekuate jashtë bankave të shkollës ka bërë që sot të mbizotërojë opinioni që Matematika është lëndë shumë e vështirë. Për pasojë shumë nxënës dhe studentë shqiptarë preferojnë “të qëndrojnë larg” kësaj lënde.

meso matematike

Në ditët e sotme ky perceptim po ndryshon dhe kjo vjen falë zhvillimit të teknologjisë. Krijuesit e kësaj platforme arsimi e shohin matematikën jo vetëm si mjet dhe metodë për të përgaditur nxënësit me njohuri shkollore por më shumë, si mjet për të ndërtuar aplikacione në fushën e teknologjisë informative. Kjo ka qënë arsyeja kryesore që ekipi i programereve nga platforma për mbështetjen e edukimit EDUonGo (grup programerësh nga SHBA dhe Kosova) është përqëndruar në krijimin e programit FALAS www.edumatematike.com përmes së cilit stimulohet mësimi i Matematikes në distancë.

Leksionet e kësaj lëndë të strukturuara nga EDUonGo janë platforma edukimi moderne të dizenjuara sipas konceptit të ri amerikan MOOC Massive Open Online Courses-Kurse me pjesëmarrje të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet Web-it, ku spikasin leksionet për përdorimin e shumë mjeteve/elementëve të sofistikuar që e bëjnë lëndën e Matematikës më të thjeshtë dhe më të kuptueshme.

Element tejet i rëndësishëm është përmbajtja e lëndës të cilës i është kushtuar vëmendje e veçantë në mënyrë që leksionet që ofrohen të jenë në përputhje të plotë me planprogramet e akredituara nga Ministritë e Arsimit në Kosovë e Shqipëri. Kompatibiliteti me programet mësimore ka qenë një nga arsyet dhe motivet për të stimuluar nxënien e Matematikës, veçanërisht tek shkollarët që sot lehtësisht çdo nxënës nga klasa V-XII me një klikim të vetëm mund të aksesojë fare lehtë leksionet që trajtohen në shkollë dhe të avancojë njohuritë e tij/saj me kosto financiare zero.

Matematika dhe Teknologjia Informative janë dy fusha me shumë pika takimi ndaj dhe avancimi i lëndës së Matematikës është ndihmesë si për nxënësit por edhe për ligjëruesit, angazhim ky që pashmangshmërisht rrit cilësinë e mësimnxënies në të cilën rezultatet e nxënësve shume shpejt do të tregojnë rritje dhe progres.

Procedura është fare e thjeshtë: me një të klikuar në linkun www.almooc.com përzgjidhni lëndën MATEMATIKE ose klikoni direkt në linkun www.edumatematike.com ku do mund të ndiqni një procedurë të thjeshtë regjistrimi:

  • Kliko ku shkruan KYÇU NË KLASË FALAS
  • Zgjedhni një klasë(kurs)
  • Klikoni në TAKE THIS COURSE FREE
  • Klikoni në rubrikën “new student”
  • Shënon emrin, mbiemrin, e-mailin dhe fjalëkalimin
  • Klikoni në “Sign up”

Mos ngurroni të klikoni apo inkurajoni të tjerët të mësojnë Matematikë, leksione që në mënyrë direkte apo indirekte, nevojiten përgjatë tërë punës dhe karrierës që ndjekim gjatë jetës.

  • Pingback: Qysh me mësu Matematikën? | Almooc()

  • dion

    pershendetje une jam dioni jam i intirisuar te mesoj ne lenden e matematikes

    • aneja

      deshiroj te mesoj lenden e matematikes

      • e

        matmatik

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?