Qysh Me Mesu Femijën ne Klasen e Pare?

Fëmijët e klasave të para e kanë pak të vështirë të ambientohen me shkollën, mësuesin, shokët.

Por gjatë kësaj periudhe shohim dhe shumë prindër të cilët hynë e dalin lirisht në shkollë dhe janë po aq të emocionuar sa fëmijët e tyre. Ka prindër të cilët presin përfundimin e mësimit dhe ia vështirësojnë punën mësuesit.

Disa të tjerë vëzhgojnë fëmijët pas dere e disa të tjerë i çojnë në banjë. Specialistët paralajmërojnë veçanërisht prindërit të cilët presin me orë të tëra në derën e klasës: “fëmijët duhet të lihen vetëm në mënyrë të përshkallëzuar. Sepse nëse ju do të shoqëroni kudo pas këtyre ditëve ai do të ndihet më shumë vetëm”.

Nënat, “penguese” të procesit

Shqetësimi i prindërve për mbarëvajtjen e fëmijëve në klasë të parë është diçka krejt normale por me këtë rast prindërit duhet t’i japin fëmijës mundësinë e “ndarjes dhe individualizmit”.

Fëmija duhet të fillojë ndarjen nga nëna që në moshën 18-24 muajshe por disa nëna e pengojnë këtë proces për shkak të patologjive personale. Këta fëmijë më pas kthehen në individë pasivë, gjithnjë të mbrojtur dhe asnjëherë nuk bëhen vetvetja.

“Nënat duhet t’i lënë rehat fëmijët gradualisht. Një fëmijë i cili fillon shkollën mund të shkojë vetë në banjë, të hajë vetë. Nëse fëmija nuk i bën vetë atëherë mund të ndihet vetëm. Dhe kjo përgatit më pas një fëmijë me karakter të varur”.

Shoqërues socialë

Ndërsa një pedagog pohon se prindërit duhet të luajnë rolin e “shoqëruesve socialë”. “Prindi nuk duhet t’i ngjitet pas fëmijës. Edhe mësuesi nuk duhet të thotë ‘ta mësojë me klasën sapo të ndahet nga e ëma’.

Fëmija përballet me një ambient dhe njerëz të panjohur. Qëndrimi, zëri, mënyra e të folurit e mësuesit është e huaj për të. Prandaj ai nuk ndihet i sigurt, nuk i beson dhe nuk mësohet menjëherë me vendin e ri. Në këtë situatë prindërit duhet të jenë shoqërues socialë”, shprehet ai.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?