Qysh me mësu e-learning?

ALMOOC është një paketë inovative për promovimin e e-learning, strukturuar për stimulimin e nxënies në distancë për disa lëndë si: Matematikë, Programim, Gjuhë Angleze, Fizikë dhe pritet që së shpejti të përfshihet Kimia dhe lëndë të tjera.

Në botën e sotme, ku teknologjia po zëvendëson jo vetëm mënyrën e ndërveprimit por edhe realizimin e shërbimeve, fusha e nxënies natyrshëm po zëvendësohet nga të mësuarit klasik me mësimin në distancë. Pikërisht falë teknologjisë e-learning kjo nuk është thjeshtë një ndjekje e ligjëratave apo leksioneve përmes një video siç mund të ndjekim në YouTube.

Sot, e-learning vjen nga paketa e sofistikuar për promovimin e arsimimit tek shqiptarët që quhet ALMOOC, paketë e cila në vetvete përmban të gjithë elementët e nxënies klasike, duke filluar nga ndjekia e ligjëratave, bashkëbisedimet në grup me pjesëmarrësit në klasa virtuale, seancat këshilluese me pedagogun, kuice ku pjesëmarrësit vlerësojnë përthithjen e diturive deri te vlerësimi nga pedagogu.

Komuniteti mbarëshqiptarë nuk do të harxhojë më asnjë qindarkë në dërgimin e fëmijëve, nxënësve apo shkollarëve në përgjithësi për konsulenca/kurse private jashtë bankave shkollore sic kanë bërë deri më tani për të përvetësuar lëndët ku kanë identifikuar ngecje. Tashmë paketa inovative ALMOOC është e hapur për të gjithë dhe ju vjen në ndihmë gjithë të interesuarve në lëmitë e Matematikës, Programimit, Gjuhës Angleze, Fizikës dhe se shpejti pritet të përfshihen edhe lëndë të tjera si Kimia etj.

Për më tepër, ALMOOC është një inovacion për audiencën shqiptare dhe mëton të promovojë arsimimin për nxënësit shqiptarë dhe është i bazuar në konceptet universale MOOC-Masive Open Online Courses që nënkupton Kurse në Distancë me Pjesëmarrje të Pakufizuar.Kjo metodologji është provuar e suksesshme në shumë kolegje europiane nëpër botë, gjithashtu dhe në rang Universitetesh siç janë Masachusets Institute of Technology, Harvard, Yale ne SHBA, e gjetkë.

Ekipi i inxhinierëve nga SHBA dhe Kosova përdorën platformën EDUonGo për të realizuar ALMOOC-un dhe lançuan teknikisht këtë iniciativë fisnike, që sot numëron më shumë se 10.000 studentë. Kjo u arrit pas një pune të shkëlqyer me një zell dhe dedikim të pashoq të stafit realizues për të arritur objektivin madhor të nxitjes së arsimimit cilësorë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke ofruar leksione që janë në përputhje të plotë me planprogramet mësimore të cilat zbatohen nga shkollat shqiptare.

Për shqiptarët e-learning (www.almooc.com) është një dritare e re, përmes se cilës mund të lundrojnë shkencën dhe të përfitojnë pa shpenzuar asnjë qindrakë nga xhepi.

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?