Qysh me mësu Anglishten nga shtëpia?

Avancimi i Teknologjisë Informative, respektivisht aplikimi i metodave inovative nuk e sfidon mësimnxënien klasike por kontribuon efektivisht në nxënien e shpejtë, të saktë dhe cilësore.

Përparimi i teknologjisë ushtron ndikimin e vet në shumë fusha, por shumë i rëndësishme është impakti pozitiv që reflekton në mënyrën e mësimnxënies.Mësimi klasik i një lënde mësimore sot është një detyrim, por të mësosh gjuhën angleze nga shtëpia përmes metodave më të reja të komunikimit online, është një mundësi tjetër e re që dita ditës po gjen mbështetës të shumtë. Platforma për promovimin e edukimit në distancë ALMOOC dedikuar audiences shqiptare sot mundëson që çdonjëri prej nesh, pavarësisht moshës, arsimimit që posedon, apo vendndodhjes mund të mësojë gjuhën angleze nga shtëpia dhe me shpenzime zero.

meso anglisht
Dizenjatorët dhe ndërtuesit e kësaj platforme inovative arsimi, në përbërje nga një ekip i gjerë programuesish nga SHBA dhe Kosova kanë punuar nën ombrellen EDUonGo duke aplikuar mjetet më të sofistikuara audio vizive që sot përdoren në teknologjinë informative ndaj dhe sot me shumë kënaqësi ofrohen mbi 5000 mësime/leksione që ju mundësojnë mësimin online të gjuhës angleze FALAS.

Gjithashtu, kujdes i veçantë i është kushtuar edhe metodës së përzgjedhur të leksioneve, të cilat mishërojne metodat e kurrikulave shkollore që aplikohen në trojet shqiptare me ato të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.

Të shumta janë përfitimet kur përvetësohet një gjuhë e huaj ndaj organizatorët janë kujdesur që për ndjekësit e interesuar të mundësojnë dhe çertifikimin e njohurive të fituara ndaj edhe janë dizenjuar seanca online kuizesh dhe provimesh që vërtetojnë edhe nivelin e përvetësuar të studimit. Për më shumë kjo platformë edukimi është një parapërgatitje mbi bazën e së cilës lehtësisht kalohen edhe testi ndërkombëtarë siç është Toefl-i.

 

Për të filluar të mësoni Gjuhën Angleze që padyshim është një përfitim i shumëfishtë, sigurohuni të veproni si më poshtë:

  • klikoni në linkun www.almooc.com
  • përzgjidhni mësimin e ANGLISHT-es
  • në ekranin tuaj do të shfaqet ky link http://online.teprofiqaza.com/v2/ i cili ju jep një tablo të përgjithshme të disa temave të cilat mund t’i përzgjidhni

ose

Sqarim: temat e ndryshme që ligjërohen nga profesor Qazim Aliu do të shfaqen në ekranin tuaj psh: foljet e rregullta dhe të çrregullta, foljet ndihmëse, emrat, mbiemrat, përemrat, shumësi i emrave, parafjalët, homonimet, seanca bashkëbisedime etj

pasi të keni përzgjedhur leksionin ( psh: Folja “To Be” me Who, Where…etc) klikoni butonin REGJISTROHU NE KLASE

  • regjistrohu si student i ri (New Student) dhe shkruani e-mailin tuaj si dhe fjalëkalimin.

dhe në fund

  • klikoni butonin LOGIN

Me plotësimin e këtyre hapave që marrin më pak se 5 minuta ju keni mundësi të ndiqni të gjitha leksionet që janë të aksesueshme për ju në çdo kohë dhe nga cilado pajisje kompjterike që posedoni qoftë kompjuter personal, laptop, Smartphones apo Tabletët (ipad, android…etj)

 

Për të përmbyllur, në varësi të nevojës për konsultime shtesë, të interesuarit mund të regjistrohen edhe në rubrikën drejtpërdrejtë me Prof. Qazim Aliun, ku ofrohen sqarime dhe konsulenca sipas nevojës dhe kërkesave të të interesuarve.

  • xheli

    Përshëndetje,
    Jamë i i nteresum që të mësoj gjuhen angleze, me ndihmen e juaj.
    tung: xheli

    • lela

      a a me pare kur te konkurojsh a?

    • Adela

      Të kisha këshilluar që së pari të mësosh gjuhën shqipe siç duhet, mandej gjuhën angleze e përvetëson lehtë.

  • vehbi mjekiqi

    .jam intersuar qe te mesoi gjuhene angleze me ndihmen e juaj.

  • qendresa

    pershendetje jam e enteresuar ta mesoj gjuhen angleze

  • nertila

    Jamë e interesum që të mësoj gjuhen angleze, me ndihmen e juaaj tungg nga tila

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?