Qysh Me Menaxhu Stresin ne Kohe Provimesh?

Shqetësimi dhe stresi i provimeve ndikon në mosfunksionimin e kujtesës. Shkenctarët paralajmërojnë për shqetësimin e nxënësve gjatë sezonit të provimeve.

Presioni i prindërve dhe stresi provimeve tek disa nxënës për disa orë ndikon në mosfunksionimin e kujtesës.

Zgjidhja e saj është qetësia dhe një gjumë i rehatshëm. Gjatë zhvillimit të provimit është më se normale që nxënësi të ketë shqetësim, por ky shqetësim nuk duhet te kalojë në nivel paniku. Paniku ndikon për disa orë në mosfunksionim të kujtesës së tyre.

Hormonet e stresit ndikojnë në qendrën e kujtesës, për këtë arsye shqetësimi i tepërt ndikon në mosfunksionimin e kujtesës duke e paralizuar atë. Stresi dhe shqetësimi i tepërt krijon sëmundje tek njeriu, nga shqetësimi i tepërt kalon gjak me presion në hormone, kështu që hormonet ndikojnë në mosfunksionimin e qelizave.

Një rrugë që duhet ndjekur për të pakësuar shqetësimin tek fëmijët është që prindërit duhet ti motivojnë fëmijët kur tek ata lindin mendime negative duke i zëvendësuar me mendime pozitive si për shembull: “Po sikur të më pyesi mësuesi nga temat që s’kam mësuar, duke e zvedësuar menjëherë me: “Mësuesi do të pyesi nga temat që ti ke mësuar”.

  • Prindërit

Pasi ka përfunduar provimi tek të gjithë fëmijët lindin mendime se mos ka marrë not të keqe. Prindërit duhet të flasin me fëmijën për gjithë simestrin duke mos e kritikuar për notën e keqe. Sepse fëmija mund të humbas provimin, por ju mund të humbisni atë. Gjatë sezonit të provimeve edhe dieta është e rëndësishme duke konsumuar fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit tek fëmija.

Duke e shmangur atë nga konsumimi i ushqimit me yndyrna, pasi nuk ndikon mirë tek fëmijët. Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi, prandaj kohën e gjumit ta vlersojmë si kohë të nevojshme dhe jo kohë të harxhuar. Gjumi, është bateria e trurit. Njeriu duhet të flejë tetë orë gjumë. Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte energjitë përsëri, ku truri do të jetë në formën maksimale për 4-5 orët në vijim.

  • Dieta

Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Kështu duhet ti lini rrugë të lirë në tavolinë pjatave me bazë makaronat, orizin, frutat, perimet dhe vezët e ziera. Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve.

Kjo është një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

  • Përbërja

Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës. Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat.

Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve. Është e nevojshme që të shlodheni mjaftueshëm, duke bërë kujdes me të ngrënët, duke eleminuar ushqimet e rënda dhe me përmbajtje eksituese. Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë. Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.

Këshilla
Gjatë sezonit të provimeve është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit

Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte përsëri energjitë

Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve
Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat

Dietës antistres nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë

Eleminoni kafenë, çajin, kakaon, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë.

Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk si dhe ushqimet e konservuara.

Burimi: http://www.publiku.com/blog.php?user=pepa&note=31395

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?