Qysh Me Menaxhu nje Web me Ide Unike?

Horizonti i mendjes së njeriut është i pakufishëm. Mendimet dhe idetë e kësaj qenie të mrekullueshme nuk kanë të ndalur. Çdo ditë lindin ide të reja për gjëra të shumta që sigurisht i shërbejnë tejmase njeriut.

Fusha e web-it tek Shqiptarët në përgjithësi tek kohët e fundit ka filluar të lind vrullshëm dhe të zhvillohet. Ama ç’është e vërteta të pakta janë faqet që kanë një ide dhe përmbajtje unike. Kjo i mungon tregut të faqeve Shqiptare – shumllojshmeria e ideve.

Ndoshta njëra ndër arsyet më kryesore që webmasterët nuk lodhen të mendojnë për të hapur faqe me ide unike është “frika” nga ajo se nuk do dijë si të e mbajë dhe menaxhojë faqen, pasi që do e kishte të vështirë të gjente webmasterë tjerë me eksperiencë në atë fushë që në njëfarë mënyre do ndande diç nga eksperienca e tij me të.

Megjithatë, menaxhimi i faqeve me ide unike nuk është fare i vështirë. Së pari do filloja me disa nga mangësitë dhe përparsitë e faqeve me ide unike, e pastaj me atë se si të zhvillohet një faqe e atillë.

Mangësitë
Kodimi/gjetja e një dizajni të përshtatshëm.
Shumë webmaster sigurisht do e kishin të vështirë të gjenin apo kodonin një dizajn që i përshtatet idesë së faqes, shkak mungesë “materiali”(me këtë nënkuptohet të bazuarit në ndonjë faqe tjetër). Madje ka raste kur idetë janë aq unike, sa vështirë që të gjesh ndoku në botë faqe me ide të tillë(që ndodh rrallë), dhe kjo e vështirëson akoma më shumë dizajnin.

Titulli, Sllogani
Ndoshta mund të ju duket e lehtë, por është ndër pjesët më të vështira gjetja e një titulli dhe sllogani të përshtatshëm për faqen tuaj. Sigurisht, pengesë e parë është mungesë materiali, e sidomos do quhej pikë e dobët ndërimi i ideve. Ju siguroj se nëse keni faqe me ide unike, mendja do ju ndërrohet shumë shpesh. Kjo sigurisht në një mënyrë apo tjetër tregon jo-seriozitet dhe jo-profesionalizëm.

Gjetja e staffit
Faqen sigurisht s’do mund ta fillonit vet. Edhe gjetja e një staffi për ndihmë apo ndoshta edhe për të i paguar do ishte shumë i vështirë. Ndoshta, do e quaja si pjesën më të vështirë të kësaj eksperience.

Përparsitë
Kapja e lehtë e vizitorëve
Vizitorët Shqiptar janë të etur për faqe që kanë ide unike. Me pak punë ju do e keni shumë të lehtë që të merrni vizitorë të shumtë.

Renditje e mirë në SEO
(makinat e kerkimit)
Ideja është që faqja që do hapni ju është faqe me ide unike, andaj do jetë e lehtë që për fjalët kyçe përkatëse të renditeni mirë sepse konkurrenca është shumë e ulët.

Popullaritet i shpejtë i faqes

Faqja do ketë mundësi shumë të mëdha që të marrë popullaritet shumë lehtë. Kjo do ndikojë edhe në reputacionin tua.

Si të menaxhoj faqen?
Tashmë keni kapur bazën e idesë se ku do mund të ngecnit e ku do përparonit. Të shkojmë në pjesën se çfarë duhet të bëjmë(në përgjithësi).

E para e punës – mos u ngutini në publikimin e faqes. Emrin, titullin dhe slloganin e faqes analizojeni shumë. Kërkoni ide edhe nga njerëz të thjeshtë(nëse tematika e faqes e kërkon një gjë të tillë). Edhe pse ide unike, këshillat nga webmasterët me përvojë në fusha të ndryshme mos i anashkaloni. Gjeni staff (edhe nëse është nevoja të paguani) sepse vet nuk mund të bëni asgjë.

Përhapeni webin tuaj në webat tjerë. Nuk do e keni shumë të vështirë, pasi që ideja unike gjithmonë pëlqehet. Kërkoni ide nga njerëz të ndryshëm, dhe pranoni çdo kritikë e analizojeni mirë. Duhet të keni kujdes në çdo ndryshim sepse “rrota e parë e zbuluar ishte shumë e ndjeshme”.

Dhe, e dini se ku duhet të keni frikë(mos panikoni :))? Atraktiviteti i faqeve unike edhe pse i vrullshëm, mund të bie shumë shpejt. E para që ndikon në këtë është sigurisht mungesa e konkurrencës. Sido që të jetë, ju mos ndaloni së punuari, dhe zvhillojeni me sa më shumë ide faqen. Këto do e mbajnë në këmbë, deri sa të gjeni një konkurrent.

E fundit fare, mundohuni të gërshetoni ide të shumta në faqen tuaj. Mos ngurroni të merrni ca ide nga faqet ekzisutese, se fundja është për të mirën tuaj.

Suksese në projektin tuaj unik buzeqeshje .

Qysh me apliku për kredit kartelë Amerikane falas?

Qysh me kërku më sakt në Google?