Qysh me menaxhu llogarinë përmes e-banking të Raiffeisen Bank?

Raiffeisen E-banking është sistem elektronik i pagesave i dizajnuar nga banka me qëllimin që t`ju ofrojë fleksibilitet në realizimin e transaksioneve bankare.

Përmes Raiffeisen E-banking ju mund të kryeni shërbime të shumta bankare në çdo kohë, pa pasur nevojë të jeni prezent në ndonjërën nga degët tona.

Ky shërbim përmes formës së avancuar vizuale ju ofron mundësinë që ju të:

– Menaxhoni llogaritë tuaja

– Rishikoni bilancin e llogarive dhe transaksionet e realizuara

– Ekzekutoni transfere vendore dhe ndërkombëtare;

– Shtypni pasqyrën e llogarisë dhe informatat nga pagesat e ruajtura

– Realizoni GIRO pagesa

– Realizoni pagesat komunale, taksat dhe kontributet pensionale

– Informoheni mbi gjendjen e kredive në bankë

e-banking-new-generation_887034

Poashtu, si rezultat i avancimit të aplikacionit, tanimë ju ofrohen edhe funksionet shtesë si:

– Mundësia e krijimit të urdhëresave automatike

– Mundësia e afatizimit të mjeteve, direkt përmes E-Banking

– Informatat e kursit të këmbimit në valuta të ndryshme dhe kalkulatori për konvertim

– Shkëmbimi i mesazheve elektronike me zyrtarët e bankës në çdo kohë, 24/7

– Informatat mbi produktet dhe kampanjat e ndryshme

– Informatat e përdoruesit dhe detajet e kyçjes së fundit në aplikacion

– Ndërrimi i fjalëkalimit

– Paraqitja në mënyrë grafike e pasqyrës së llogarisë dhe ratave të këmbimit

– Menaxhimi i përfituesve

 

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi, ju lutemi vizitoni web faqen tonë www.raiffeisen-kosovo.com apo telefononi në Qendrën kontaktuese 038 222 222.

Qysh me menaxhu llogarinë përmes e-banking të Raiffeisen Bank?

Qysh me ndihmu për bamirësi duke paguar me kartelë?