Qysh me menaxhu daljen e dhëmbëve te foshnjat?

Qetësoni mishin e dhimbshëm të dhëmbëve dhe pakësojeni mundimin që shpesh shoqëron daljen e dhëmbëve te bebet.

Ju do të keni nevojë për:

  • Gisht të pastër
  • Shtupë (pecetë për fshirje)
  • Goma për dhëmbë
  • Lugë të ftohur
  • Biskota për dhëmbë
  • Sos ose jogurt molle
  • Qetësues të dhimbjes
  • Një peshqir të pastër (opsionale)
  • Hapat

qysh me menaxhu daljen e dhembeve te foshnjet
Hapi 1

Fërkojani mishin e dhëmbëve – Fërkojani mishin që mbulon dhëmbët të cilat janë duke dalë me anë të një gishti të pastër ose me pecetë të lagur për të lehtësuar parehatinë e foshnjës tuaj.

Hapi 2
Goma për dhëmbë – Jepni foshnjës tuaj një gomë për dhëmbë. Ndonjë lugë e ftohur ose biskota të buta për dhëmbë, po ashtu funksionojnë e mirë.

Hapi 3
Ftohjani mishin e dhëmbëve – Vendosni një pecetë të ftohtë në mishin e dhëmbëve të foshnjës tuaj, ose ofroni ushqime të ftohta si sos ose jogurt molle, nëse foshnja juaj ka kaluar në ushqime të ngurta.

Hapi 4
Parandaloni irritimin e lëkurës – Parandaloni irritimin e lëkurës duke fshirë jargët në fytyrën e foshnjës tuaj, veçanërisht në mjekër.

Këshillë: Vendos një peshqir ose batanije të pastër nën kokën e foshnjës tuaj për të mos lagur çarçafin.

Hapi 5
Përdorni qetësues të dhimbjeve – Përdorni ndonjë qetësues të dhimbjeve të cilin mund ta merrni pa recetë të mjekut për të menaxhuar dhimbjen. Kërkoni produkte me paracetamol ose ibuprofen të bëra në mënyrë specifike për bebe. Kurrë mos përdorni aspirinë.

Fakt: Egjiptianët antikë kanë përdorur “goma” të dhëmbëve nga koralet. /Mjeku.Net/

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?