Qysh me u mbrojtë nga virusi ebola?

Nuk bën të krijojmë panik, është gjë e mirë që virusi nuk po përhapet lehtë. Infeksioni mund të merret nga kontakti me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Por mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, e jo nëpërmjet ajrit siç është rasti me virusin e gripit. “Nuk mund të bëhet infektimi nëpërmjet objekteve, përveç rasteve nëse objekti është i kontaminuar me gjak apo me lëngje trupore të të infektuarit, me mbajtje në dorë, prekje me dorë në transportin publik.

qysh me u mbrojte nga ebola

Nuk transmetohet përmes ushqimeve, përveç rasteve nëse mish nuk është nga kafshët e infektuara”-shkruan Telegrafi. Kjo sëmundje infektive shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës.  Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.

Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë. Nëse një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet e shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë. Testet përfundimtare për këtë virus janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoret edhe kultivimi i viruseve.

“Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i lëngje trupore, thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpoolit të Mjekësisë Tropikale në Angli. Ndryshe, ky virus është vdekjeprurës për 20 deri në 90 për qind të të infektuarve – varësisht nga fuqia e tij. Virusi aktual i përket tipit Ebola-Sudan shkakton vdekjen e 70 për qind të të infektuarve.

Momentalisht nuk ekziston asnjë ilaç për shërimin nga Ebola. Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse, e cila përfshin balancimin e lëngjeve, duke ruajtur nivelin e tyre të oksigjenit dhe tensionin e gjakut, si dhe trajtimin e tyre për çdo infeksion të ndërlikuar. Disa edhe mbijetojnë. Rekomandohet shmangia e kontakteve me kafshë të ngordhura dhe mos ngrënien e mishit të këtyre kafshëve, pasi mund të jenë burim i virusit.

Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D?

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?