Qysh Me Mbrojt Shendetin e Femijeve?

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, te fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit.

femijet e shendetshem

Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte. Për këtë arsye, familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë u japin familjeve disa këshilla, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

Këshillat e specialistëve

Një në dy fëmijë ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese. Vitamina C që ndodhet te zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish.

Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes, si nëna, babai, nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrave, çdo ditë fëmija duhet të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët dhe zarzavatet përdorni dhe sallatë. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit.

Gjithashtu bëni kujdes të mos vendosni qumësht apo të kos afër gjellëve me mish e zarzavate, sepse pengojnë marrjen e hekurit. Në mëngjes jepini fëmijëve arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara.

Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pinë para se të humbasin vitaminat. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supave me drithëra, bullgur dhe grurë.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?