Qysh me mbajt Higjienën Orale?

Higjiena orale nënkupton pastrimin e drejtë të dhëmbëve duke i kushtuar kujdes zgjedhjes së pajisjeve dhe produkteve që përdorim.Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit të dhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës në përgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe një zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale.

1

Pastrimi i dhëmbëve kërkon një kujdes të veçantë si : kur pastrohen dhëmbët pas çdo shujte të fërkohen të paktën për 2 minuta,më pak se kjo kohë është e veshtirë të eleminosh plotesisht shtresën e bakterieve nga dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

4

Pasta e dhëmbëve është shumë e rëndesishme për higjienën orale, andaj është shumë e rëndesishme zgjidhja e pastës dhe përbërjes së sajë.Pastat varesisht prej veprimit të tyre mund ti ndajmë në tre grupe: Te rëndomta- për perdorim të përditshëm , Profilaktike -përmbajnë fluor në sasi më të madhe që të jenë sa më rezistent ndaj kariesit të dhëmbit, Mjekesore-disa pasta mund të përmbajnë substanca me veprim farmakologjik për arsye shërimi p.sh antibiotikë.

333

Preferohet furçë dhëmbësh me fije artificiale (sintetike) që kanë maja të rrumbullakta, fijet natyrale kanë maja jo të rregullta ,kanë substanca në brendësi të tyre dhe nuk kanë veprim fërkues pozitiv si fijet artificiale.Poashtu duhet ndërruar shpesh furçën e dhembëve pasiqë kur fijet e furçës e kane humbur kompaktesine ato nuk ushtrojnë më një aksion efikas pastrimi andaj koha e duhur për ndryshimin e furçës është së paku 1 herë në 3 muaj.

33

Peri dental dhe rrëmojësa ndihmojnë ti pastrojmë ato hapësira në të cilat brusha nuk mund të hyjë.Rrëmojësa zakonisht është nga druri dhe ka formën e trekëndëshit që të depertoj në mes të dhëmbëve, ajo largon pjesët e mbetura të ushqimit.Përdorimi i rrëmojsës preferohet vetëm nga të rriturit për shkak të kujdesit që mund të kenë.Efekt pastrimi më detajues ka edhe peri dental i cili preferohet të përdoret një herë në ditë zakonisht në mbremje para gjumit.

 

 

 

Qysh me mbajtë dietë shtatë ditore?

Qysh me humbë peshë me qumësht?