Qysh me marrë shënime në shkollë?

Është jetike që në shkollë, ju të mund të rishikoni shkurtimisht atë që keni mësuar. Testet, kuizet, dhe detyrat e shtëpisë, mund të jenë shumë më të lehta nëse merren shënime në shkollë. Por ju duhet të mësoni se qysh me fut fletoren në funksionin tuaj.

Qysh me marrë shënime në shkollë?

Mbani fletore të veçant për çdo klasë. Nuk është zgjidhje të keni fletore të përbashkët për të gjitha lëndët pasi që di të jetë frustruese gjetja e fletës për të cilën keni nevojë, andaj mbani nga një fletorë të vogël për çdo lëndë. Por dinë të kryejnë punë edhe fletoret që i kanë ndarjet e gatshme.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 1

Përgatituni në fillim të klasës. Tani që i keni mjetet e nevojshme, sigurohuni që të jeni të gatshëm në fillim të klasës. Mbërrini në kohë, ose më mirë më herët, me librat dhe gjërat që ju nevojiten.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 2

Keni vëmendjen në atë që thotë mësuesi. Shanset janë të mëdha që mësuesi të ju tregoj nëse është diçka që duhet të merrni shënim, andaj dëgjojeni me vëmendje. Përgatituni të shkruani nëse edhe vet mësuesi shkruan në tabelë diçka të rëndësishme, ose diçka të llojit kur ju thotë që “Kjo është e rëndësishme që t’a shkruani” ose “Kjo mund të ju bie në test” apo diçka të ngjajshme. Dhe nëse thotë diçka të tillë, në shënimet tuaja, shkruajeni shkronjën “T” afër shënimit dhe rrumbullaksojeni. Në këtë mënyrë gradualisht do të kuptoni se çka është më shumë e rëndësishme dhe cka më pak.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 3

Vëni titullin dhe datën për shënimet që merrni në klasë. Duke i vënë titullin dhe datën do të ju ndihmoj t’i gjeni shënimet shumë më lehtë që ju nevoijten për ndonjë test të caktuar dhe të dini se çfarë keni mësuar në ditë të caktuar.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 4

Shkruani pastër. Nuk ka efekt nëse merrni shënime që nuk mund t’i lexoni më vonë. Provoni të shkruani pastër dhe kjartë. Nuk ka nevojë të jetë shkrimi më i mirë, por duhet të jetë lehtë e lexueshme. Shmangni përshkllimat në fletore. Leni hapsira për çdo temë që merrni shënime.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 5

Shfrytëzoni pikat e theksuara, ndarjet, numrat, diagramet, simbolet dhe hijëzuesit. Ka shumë mënyra që t’i bëni shënimet më lehtë të lexueshme dhe të kuptueshme. Ndarjet (hapsirat) janë të mira nëse mësuesi kërcen nga një temë në tjetrën. Vëni numra rendor gjërave që janë në rend dhe vëni yll aty ku ndonjë informatë duhet të theksohet. Diagramet mund t’a bëjnë informatën më lehtë të kuptueshme si dhe hijëzuesit poashtu kanë efektin e theksimit të ndonjë informacioni. Vetëm mos abuzoni me këto elemente pasi që mund të humb efekti dhe struktura e shënimeve. Çdokush e ka stilin e vet të marrjes së shënimeve, andaj gjeni edhe ju metodën që funksionon më së miri për ju.

Qysh me marrë shënime në shkollë? 6

Tash përdorni ato! Shënimet janë të pavlefshme nëse nuk i lexoni. Kur mësuesi ju informon për ndonjë test apo kuiz të rradhës, nxerrni shënimet që i keni marrë dhe lexoni nga to. Edhe vetëm nëse pak minuta i hedhni një sy shënimeve të mirë organizuara mund të bëj diferencë të madhe në mësim. Disa nxënës/student rishikojnë herë pas here shënimet, gjë e cila ju ndihmon shumë të kenë ideë se çfarë kanë mësuar dhe t’i përsërisin ato, që në fund sjell rezultate shuëm të mira.

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?