Qysh Me Marre Pjese Ne Projektin e Pare Per Persona Me Inteligjence Te Jashtezakonshme Ne Kosove?

Qendra ENCOMPASS, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është duke implementuar projektin ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Ky projekt synon të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të larta të Kosovës (kl. X, XI, XII & XIII), përkatësisht do t’u ofrojë mundësi të gjithë këtyre nxënësve që të nominohen apo të aplikojnë.

inteligjenca


Pas procesit të nominimit – aplikimit, të nominuarit – aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, si dhe përmes instrumenteve tjera psikologjike (pyetësorë, intervista, teste të personalitetit, etj.). Se pari te 100,000 nxenesit që vijojnë mësimet në shkollat e mesme të larta do marrin ftesa. Në fazën e parë do të përzgjidhen 500 nxënësit më të mirë, të cilëve do t’u ofrohen shërbime të ndryshme profesionale, si dhe shërbime të këshillimit. Ndërsa në fazat e mëvonshme, po këta 500 nxënës do t’i nënshtrohen një procesi tjetër të seleksionimit, nga i cili do të përzgjidhen 50 nxënësit më të mirë, të cilëve synohet që t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistët, qasje në literaturë të avancuar, shkollë verore me kurse të avancuara, avancim në shkollim, vizita studimore, bursa për studime, etj..

Të gjitha shërbimet e përmendura më sipër do të ofrohen falas nga Qendra ENCOMPASS.

Për më shumë informata:
Klikoni këtu për të lexuar më shumë informata

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?