Qysh Me Mahnite Intervistuesin?

Jeni duke aplikuar per pune dhe jeni duke u bere gati per interviste. Intervistat gjithmone jane te rendesishme. Ketu mund t’i shfaqni intervistuesit aftesite tuaja, se cfare mund te beni per kompanine dhe gjera tjera qe e impresionojne ne menyre qe te ju punesoj ju. Sigurisht qe nuk do te gjykoheni vetem sa per interviste, por edhe se si e keni qendrimin perballe nje personi tjeter. Edhe nese jeni pergjigjur mire pyetjeve, por dukeni i zymte dhe jo professional ne veshje, shanset tuaja per tu punesuar minimalizohen. Ky artikull do te ju jap keshilla se si te leni pershtypje te mira ne shefin tuaj te ri gjate intervistes.

  • Dukuni i fresket. Veshni dicka qe duket profesionale. Kurr mos veshni xhinse ose atlete ne interviste, perderisa nuk jeni duke aplikuar per dicka qe nuk kerkon veshje formale. Veshni kostum formal dhe sigurohuni qe te jene te hekurosura para intervistes. Rrudhat ne kostumin tend jane nje JO-JO e madhe. Vizlloni kepucet dhe rregulloni floket, por mos perdorni edhe shume kozmetike. Nese jeni femer, pak buzekuq do t’mjaftoj.
  • Silluni profesionalisht. Pergjigjuni pyetjeve sikur te jeni duke folur me president. Bejeni biseden formale dhe mos u tallni. Koha e intervistes tuaj nuk eshte kohe per te qene qesharak. Mos thuani dicka qe mund te ofendoj intervistuesin. Mbani qendrimin drejt, mos u shtrini ne karrike dhe mos e veni doren ne mjekerr, sikur te ishit duke biseduar me ndonje mik ne kafene.
  • KURRE mos u vononi. Perpikmeria ne orar eshte shume e rendesishme. Zgjohuni heret ne menyre qe te keni kohe te mjaftueshme te pregaditni gjerat tuaja dhe veten tuaj per interviste. Eshte me mire te arrini me heret se orari i caktuar dhe te pritni per interviste, se sa te pres intervistuesi per ju. Vonesa per interviste menjehere do te ftofe intervistuesin.
  • Shkoni direkt ne pike. Nese dicka kerkohet nga ju, pergjigju direkt. Mos shtoni informacion te panevojshem qe nuk ju ndihmon ne asnje menyre. Intervista do te zgjase me gjate se sa parashihet nese ka tema te parendesishme gjate bisedes suaj.
  • Shmangjuni dramatizimit. MOS u pergjeroni per punesim. Nese keni problem per shkak te papunesise suaj, mos e cekni ne interviste me. Mbani problemet tuaja personale per vete. Ne vend te kesaj, folni per te arriturat paraprake qe te leni pershtypje tek intervistuesi.
  • Familjarizohuni me rezumene tuaj. Lexoni dhe rishikoni rezumene tuaj para se te shkoni ne interviste. Familjarizoni veten tuaj me te gjitha informata qe permban rezumeja, keshtu qe kur intervistuesi referohet ne letren tended he ju pyet dicka, atehere ju mund te pergjigjeni pa shikuar fare ne rezume. Me e rendesishmja, behuni i sinqert ne dhenien e informacionit per veten tuaj, punet tuaja paraprake dhe gjera tjera. Genjeshtra ne interviste do te thote deshtim. Poashtu, sillni te gjitha dokumentet perkatese si pershembull diplomen, certifikaten e punesimit, etjer., keshtu qe kur intervistuesi ju pyet dicka, ju ta keni aty per t’ia dorezuar.

Duke i percjellur keto sygjerime ju sigurisht qe do te zini vend ne pune.

 

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?