Qysh Me Lujt Beer Pong?

Te pakta jane lojerat qe jane te njohura dhe te pelqyera neper kampuse siq eshte loja Beer Pong, e cila poashtu njifet me emrin Beirut. Perderisa teknikisht konsiderohet si loje e pijes, beer pong kerkon aftesi dhe fat, dhe mund te luhet nga te gjithe ata qe kane moshen e duhur (18+). A deshironi ta mjeshtroni artin e Beer Pong? Lexo me poshte.

Beer Pong mund te luhet ne sistemin nje-kunder-nje apo ekip-kunder-ekip.

Gotat e birres te plastikes duhet te jene gjysem te mbushura. Gotat kerkohet te jene te mbushura baraz.

Pastroni gotat e plastikes. Edhe pse sanitarija nuk eshte saktesisht pjesa kyce per nga rendesia ne lojen Beer Pong, askush nuk deshiron te pij birren nga got ate ndotura. Nevojitet uji i paster, palloma te lagura ne menyre qe t’pastrohen sperkatjet nga gjuajtjet e topave.

Vendosni gotat. Rregulloni gotat e plastikes ne forme trekendeshi ne sistemin 6-gota apo 10-gota ne te dyja anet e tavolines.

Hidheni ne short se  kush fillon i pari.

Hidheni topin ne gota. Qellimi eshte qe te tentohet te hidhen topat ne gotat qe gjinden ne anen e kundershtarit. Jane dy menyra te lojes. E para eshte qe topi nuk lejohet te preke ne tavoline dhe te hyje ne gote. Ndersa menyra e dyte eshte qe nese behet marreveshja qe topi lejon te preke tavolinen apo edhe trupin e kundershtarit, atehere kundershtarit i jepet e drejta qe te kap/largoj topin pasi qe t’kete goditur tavolinen apo kundershtarin.

Pini nga gotat me top brenda! Ne fund te rradhes, secila gote qe ka topin brenda ne te duhet te pihet nga kundershtari. Kur njeri ekipi fiton dyfish ose trefish piket, ekipi kundershtar duhet te pije edhe nje gote nga ato qe jane ne tavoline, edhe pse nuk ka top ne to.

Piket:

  • Topi qe nuk ka prekur ne tavoline apo dikund tjeter dhe ka hyre direkt ne gote, vleresohet me nje pije.
  • Topi qe ka prekur ne tavoline apo dikund tjeter dhe ka hyre ne gote, vleresohet me dy pije.
  • Nese ekipi gjuan dy topa dhe te dyte hyjne ne te njejten gote, ajo gjuajtje vleresohet me tri pije.

Dy topa per rradhe. Ekipi i njejte vazhdon te hedhe nga 2 topa per rradhe perderisa arrin ta gjuaj topin ne gote. Pasi te kaloje rradha, ekipi tjeter fillon te hedhe topat e tij.

Largoni gotat. Ne fund te seciles rradhe, secila gote qe ka top brenda pihet nga kundershtari dhe pastaj largohet nga tavolina. Gotat e mbetura qendrojne ne vendin e tyre. Zakonisht, secilit ekip i lejohet te therret dy here gjate llojes per “re-rack”, qe do te thote ekipi kundershtar duhet te riaranzhoj gotat ne anen e tij ne formacione te ndryshme, si p.sh. ne forme shpate, diamanti, gje qe ben me te lehte te futet topi brenda.

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?