Qysh Me Luftu Ftohjen Dhe Gripin Me Ane Te Ushqimit?

Jane me shume se 200 lloje te viruseve qe shkaktojne ftohje dhe grip gjate vjeshtes dhe dimrit. Mbrojtja me e mire kunder viruseve eshte forcimi i imunitetit te organizmit tuaj, dhe kete me se miri e bejne disa ushqime te shendetshme per te cilat do te mund te mesoni ne vazhdim.

Supe Pule

Nenat tuaja kane arsye te forte qe ju ofrojne supe menjehere pasi i degjojne kollitjet e para. Supa e pules jo vetem qe ju siguron fluide qe ndihmojne ne luftimin e ftohjes, por gjithashtu zvogelon inflamacionin e virusit qe te mos ju shkaktoje ftohje me te rende. Nuk eshte e sigurte se cilat perberes ofrojne me shume dobi, por studimet kane treguar se mishi i pules ne kombinim me disa perime eshte shume efikas kunder ftohjes dhe gripit.
Fruta Agrume
Vitamina C, më së shpeshti gjendet në fruta agrume, është një antioksidant që mund të zvogëlojë simptomat e ftohjes me 23 %. Një përmbledhje e 21 studimeve ka treguar se vetëm 1 deri 8 gram (1,000 deri në 8,000 miligram) të vitaminës do të bëjë mirë, këro pak gramë ju mund të merrni nga frutat agrume si limoni, kivi, portokalli, brokoli, lakra, kungulli, papaja , patate e ëmbël, dhe domate. Për disa njerëz, sasia e lartë e vitaminës C mund të shkaktojë probleme të tretjes, kështu nëse ju shfaqen simptomet e tilla zvogeloni dozen e vitaminës C.
Qepa dhe Hudhra
Dëshironi ti shtoni më shumë efekt shërues supës tuaj? Atëherë shtoni hudhër dhe qepë. Kombinuar, ato përmbajnë dhjetra antiseptik që ndikojnë gjerë në rritjen e imunitetit. Një studim në të cilin morën pjesë 142 njerëz të ndarë në grupe të marrjes së ilaqeve dhe konsumimit të hudhrës. Ata që morrën ilaqe 65 prej tyre kishin ftohje, ndërsa grupi që konsumoi hudhër kishte vetëm 24 ftohje.
Mjalta
Mjalta është shpesh mbrojtje dhe si një shërues për çdo gjë duke filluar nga djegiet (vëni mjaltë pas djegies sa më shpejt të jetë e mundur për të shpejtuar shërimin) deri te gërvishjet dhe prerjet (vetitë natyrore antiseptike të mjaltës mundësojnjë që ajo të punojë pak si peroksid hidrogjeni). Për shkak se “vesh” fytin tuaj pasi ta gëlltitni, kjo është një ndihmë e madhe në luftimin e ftohjes dhe gripit, si dhe antioxidantet dhe antimicrobialet ndihmojnë në luftimin e infeksioneve nga viruset, bakteret, etj. Kujdes: Mos i jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç. Sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar mjaftueshëm për të shmangur botulizmin qe gjendet ne sporet e mjaltës.

Jogurt Frutash

Jogruti përmban një bakter të quajtur Lactobacillus reuteri që është vërtetuar se bllokon replikimin e viruseve që pushtojnë trupin tuaj kur ju sëmureni. Jo të gjitha llojet e jogurtave përmbajnë këtë bakter të dobishëm, kështu që shikoni për një lloj jogurti që e përmban.
Vera e Kuqe
Resveratroli dhe polifenoli në verë të kuqe bën të njëjtën punë që bëjnë bakteret e dobishme në jogurt: Kur viruset e ftohjes dhe gripit të hyjnë në organizmin tuaj, ata fillojnë të shumohen, dhe këto komponente parandalojne që të ndodhë kjo.  Nuk pini? Atëherë hani disa gjethe rrushi ose kikirikë, të cilat janë gjithashtu me përmbajtje të larta të resveratrolit.
Kërpudhat
Një element kryesor në shumicën e kulturave të mjekësisë bimore, kërpudhat rrisin prodhimin e citokineve, qelizat që ndihmojnë për të luftuar infeksionet. Ata gjithashtu përmbajnë polisakaride, një komponent që mbështet sistemin tuaj imunitar. Në mjekësinë tradicionale kineze, kërpudhat më të zakonshme për luftimin e ftohjes dhe të gripit anë shiitake, maitake, dhe varietete të llojit Reishi.
Piperi i Zi
Ironikisht, mëlmesa e njohur mirë që ju bën të teshtini mund të ju largojë teshtitjen. Përzini piperin e zi me xhenxhefil dhe uthull, dhe perdoreni si ilaq per ta larguar gripin. Farat e piperit të zi janë veçanërisht të larta në përmbajtjen e piperinës, një përbërës i njohur kundër etheve dhe anti-dhimbjes.
  • naser rama

    vuaj nga ftofja e gjyksit kam problem pasi qe pi uje gjyksi me ftofet keshtu qe ndi dhimbje te hatashme te mjeku nuk kam qen kisha me ju put si muj te ndali dhimjen ne gjoksi

    • Muslimani

      Pak a shumë edhe unë kam problemet e ngjashme, gjatë gjithë dimrit nuk ftohem kurse gjatë verës shpesh jam i ftohur, kryesisht nga uji i ftohtë. E kam pasur të vështirë ta pranojë por ujin e ftohtë e kam ndalur dhe jam shëruar duke pirë çaj me limon, hurma tre herë në ditë nga tre copë dhe mjaltë.
      Tek Allahu është shërimi dhe vetëm prej tij kërkojmë ndihmë.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?