Qysh Me Luftu Depresionin në mënyrë natyrale?

Depresioni çdo ditë ndikon në gjithnjë e më shumë njerëz, ndërsa një numër i madh atyre njerëzve lufton me antidepresivë kundër depresionit.

Edhe pse antidepresivët mund t’i ndihmojnë ata që luftojnë me depresion të moderuar deri të rëndë, zakonisht janë më pak efikas për ata që luftojnë me depresion të lehtë. Ju zbulojmë se si të luftoni kundër depresionit pa ilaçe!

Ushtrimet

Ushtrimet mund të zvogëlojnë depresionin sepse ndikojnë në ndryshimin dhe rregullimin e norepinefrinës dhe serotoninës. Po ashtu liron endorfinën që është përgjegjëse për disponimin e mirë.

Ekspertët rekomandojnë ushtrime tri deri pesë herë në javë në kohëzgjatje prej 20 deri 30 minutash. Ushtrimet aerobe, siç është ecja e shpejtë në shiritin lëvizës, janë më të mirat, por çfarëdo lloj i ushtrimeve është më i mirë se asnjë ushtrim.

Terapia me dritë

Gjatë ditëve të shkurtra të zymta të dimrit, disa njerëz janë të prirë ndaj depresionit i cili quhet çrregullim afektiv sezonal – e thënë thjeshtë, depresioni dimëror.

Një nga mënyra për lehtësimin e simptomave është terapia me dritë. Terapia zakonisht fillon me ekspozimin ditor në dritë rreth 15 minuta, dhe rritet deri në dy orë në ditë. Koha e zgjatjes së terapisë me dritë varet nga ashpërsia e simptomave dhe intensiteti i dritës, ndërsa këtë do ta konstatojë mjeku. Edhe pse terapia nuk shëron depresionin, mund të lehtësojë simptomat, ndonjëherë edhe vetëm pas disa ditësh.

Akupunktura

Si tek shumë lloje të terapisë alternative, nuk ka shumë të dhëna të cilat dëshmojnë që akupunktura lehtëson depresionin, por disa hulumtime sugjerojnë këtë mundësi.

Një studim i vogël i Universiteti të Arizonës i kryer në 33 femra me depresion zbulon që 64 për qind e pjesëmarrëseve kanë pasur lehtësim.

Në studimin tjetër në revistën “Journal of Affective Disorders”, 70 të sëmurë me çrregullim të rëndë depresiv të cilët tashmë kanë marrë antidepresiv kanë pasur përmirësim pas akupunkturës, në krahasim me ata që nuk kanë shkuar në akupunkturë.

Vaji i peshkut

Kjo shtesë përmban acidet yndyrore omega 3, të cilat gjenden në peshk, si salmoni, tuna dhe harenga.

Studimet për vajin e peshkut tani për tani janë jo të plota, por konsiderohet që mungesa e këtij acidi yndyror në një kohë të caktuar (për shembull gjatë periudhës së paslindjes) mund të nxisë ndryshime të disponimit dhe depresion.

Në zonat ku konsumimi i ushqimit me acidet yndyrore omega 3 është i lartë, njerëzit kanë shkallë më të ulët të të sëmurëve nga depresioni.

Meditimi

Hulumtimet tregojnë që meditimi mund të luaj rol në parandalimin e shfaqjes së sërishme të depresionit. Në dy studime njerëzit me terapi kognitive janë shëruar edhe me antidepresivë ndërsa simptomat nuk ishin zbutur. Atëherë njëri grup ka vazhduar të marrë ilaçe ndërsa grupi tjetër ka filluar me meditim.

Shfaqja e sërishme e depresionit tek njerëzit që janë marrë me meditim ishte e njëjtë si tek ata që kishin marrë antidepresivë (rreth 30 për qind).

Shafrani

Një studim pohon që shafrani mund të rrisë nivelin e serotoninës në tru. Studimi i vogël i kryer në 38 njerëz gjatë gjashtë javëve, ka vërtetuar që shafrani është efikas si fluoksetin (Prozac) në zvogëlimin e simptomave të depresionit.

Pjesëmarrësit që kanë marrë shafran po ashtu kanë pasur më pak efekte anësore për dallim nga ata që kanë marrë fluoksetin.

Joga

Joga mund të lehtësojë stresin dhe simptomat e depresionit. Hulumtimet kanë treguar që joga mund të zvogëlojë depresionin, stresin, ankthin, dhe përmirësojë nivelet e energjisë dhe gjumin kualitativ.

Edhe pse nuk ka shumë hulumtime në këtë temë, joga është mjet i thjeshtë për zvogëlimin e depresionit.

Kantarioni

Një nga bimët e hulumtuara më së shumti, kantarioni (Hypericum perforatum) gjendet në çaja, pilula dhe ekstrakte.

Analiza e 37 hulumtimeve ka vërtetuar që mund të jetë njëlloj i dobishëm sikurse dhe antidepresivët për shërimin e depresionit të lehtë.

Vërejtje e rëndësishme: mund të zvogëlojë efikasitetin e disa ilaçeve me recetë, duke përfshirë pilulat kontraceptive, ilaçet për HIV, ilaçet për mpiksjen e gjakut, dhe disa ilaçe tjera anti-tumore.

Burimi: Koha.Net

  • ditka

    un vuaj nga depresioni gati 2 vite keto simpoma i kam pas lindjes se vajzes ,un perdori terapi medikamente her pas here me kthehet
    ka dite qe jam shum ka dite qe nuk jam mir

  • ditka

    un vuaj nga depresioni gati 2 vite keto simpoma i kam pas lindjes se vajzes ,un perdori terapi medikamente her pas here me kthehet
    ka dite qe jam shum ka dite qe nuk jam mir

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?