Qysh me luajtë me Pokémon GO?

1.Nëse ka Pokémon afër, ju do të shihni një shirit ngjyrë hiri në fillim të ekranit në anën e djathtë i cili nxjerrë në pah Pokémonët që gjindet pranë jush.

pokemon 1

2.Në ekranin tuaj kërkoni për një grumbull gjethesh që lëvizin në largësi.

Nëse i shihni këto gjethe, kjo është një shenjë që atje tej mund të ketë ndonjë Pokémon.

pokemon 2

3.Ecni drejt grumbullit të gjetheve, dhe kur të afroheni tek ato do të ju shfaqet Pokémoni në ekranin tuaj.

pokemon 3

4.Ndërkohë që ju afroheni drejt Pokémonit që keni gjetur klikoni në të për të filluar lojën e ‘kapjes’ së tij.

pokemon 4

5.Kontrolloni për nivelin CP të Pokémonit, i cili shfaqet sipër kokës së Pokémonit dhe tregon për forcën e tij.

Sa më i vogël të jetë numri i CP, më e lehtë do të jetë të kapet Pokémoni.

pokemon 5

6.Përdorni llojin e duhur të Pokéball.

Janë disa lloje të Pokéball që mund ti përdorni për të kapur Pokémonët, të cilët japin nivele të ndryshme të efektivitetit.

Pokéball të cilin e pranoni sapo të filloni lojën, është lloji më i dobët i Pokéballëve, prandaj duhet të bleni apo fitoni gjatë lojës lloje të tjera të cilat janë më të fortë.

pokemon 6

7.Pritni për momentin e duhur kur ju shfaqet unaza brenda rrethit ku Pokémoni është duke qëndruar.

Ngjyra e unazën ndryshon varësisht nga vështirësia për të kapur Pokémonin.

Gjithashtu unaza ndryshon edhe nga madhësia; kur unaza është shumë e vogël Pokémoni dorëzohet më shpejtë dhe shanset për ta kapur atë janë më të mëdha.

pokemon 7

8.Kur të jeni gati, goditni Pokéballin drejt Pokémonit për ta kapur atë.

pokemon 8

Qysh me rimbush iPhone/iPad më shpejt?

Qysh me i rikthy fotografitë e fshira në iOS 8?