Qysh Me Heke Dore nga Cigarja?

Te themi se jeni plotesisht i motivuar dhe me te vertet deshironi qe ta leni duhani njeher e pergjithmon. Si ta leni? Eshte fare e lehte! Behesh jo-duhangji sikur kur mos ta kishe pire me pare. I hudhni cigaret dhe vendosni qe kurr me mos te bleni apo pranoni cigare nga dikush. Tregoju te gjitheve shokeve shumica e te cileve duhet te te perkrahin edhe pse ketu ku jetojme nje shumice tjeter ndoshta edhe te nxisin per ta ndeze edhe nje… “hajt more se s’bohet nami”, apo te tymojne fytyres duke dashur te te shtine me ndez edhe ti kshtu prap i kthehesh vesit te vjeter. Por, nese veq e keni marr hapin e pare per ta lene duhanin nuk ka kush qe t’iu ndal. Me Vendos d.m.th me i idhnu me cigare edhe me i than vetvetes se je me i forte se duhani edhe se kush nuk mundet me te shti me ndez.

Duhanpiresit jane ne gjendje te japin nje list te pa fund te arsyeve qe s’mund ta lene duhanin. Disa prej tyre thone se u jep energji, disa tjere thone se duket me mire “ma cool”, disa tjere thone se mund te duken ashtu si duken pershkak te duhanit “ska burrni pa cigare”. Ka edhe prej atyre rasteve qe thojne se ju ka thene mjeku per ta pire pershkak se kinse po e largon merzin “gjyshja ime e ndjere e ka pas ket rast”… e 1100 arsye tjera vetem e vetem qe mos ta lene.

Shumica e njerezve e zbulojne mbasi ta kene lene duhanin se nuk kan edhe shume simptome te terheqjes duke u bazu ne ate se jane te knaqur qe e kane lene duhanin. Disa te tjere behen te irritueshem, nervoz dhe smund te flene naten. Por ata te cilet eshte dashur ta lene per arsye shendetsore thone se jane diagnostifikuar me probleme koronare dhe pershkak te kesaj as qe i ndjejne simptomet e teheqjes.

E kjo fuqishem sygjeron se problemet e terheqjes jane psikologjike e jo fizike. Nese mund t’ia dalesh nje jave apo dy pa duhan ndoshta nuk kishe me ndez me kurre. Deshira per te pire duhan zhduket me zvgolimin e niveleve te karbon monoksidit, nikotines dhe kemikaleve tjera ne mushkeri, tru dhe organe tjera.

Nese duhet te nderpreni gradualisht, ju duhet te planifikoni qysh me pare. Mbani shenim (i menqmi i shkrun e budalla don mi majt n’men) per cigaret qe ke pire gjat dites dhe mos e genje vetveten edhe te tjeret se ke pi dy kur ne fakt ke pi nje pako. Nese eshte e nevojshme ble edhe nikotine patch por dije qe nikotina eshte e demshme dhe ndoshta ky patch nuk te jep ate knaqsine e cigares qe ke perjetu. Per ata te cilet se dine, Patch eshte njefar arni i plastikes qe vehet (lepitet) ne krahe.

E sa per efektet e demshme te Duhanit shikoni kete Video

Shpresoj qe sado pak me kete post ju kam ndihmu te mendoni prape per ta lene.
Ndoshta edhe keni ndonje femije ne shtepi i cili ju dhimbset me shume se vetevetja. Nese per vetveten nuk e leni ateher mos i beni dem atij/asaj duke i bere qef vetes e se paku nese nuk e len ateher mos e pi afer tij/saj. MOS I BEJ DEM TE  TJEREVE DUKE I BERE QEJF VETES.

Burimi: http://sherohu.com/si-ta-leni-duhanin

  • Kampioni

    Hallall ju koft , shpresoj se ka me ndiku te naj kush mlidhnu men o duhanpires

  • Kampioni

    Hallall ju koft , shpresoj se ka me ndiku te naj kush mlidhnu men o duhanpires

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?