Qysh me lidhë kravatën?

Vërja e kravatës është një nga detyrat e cila tmerron shumë meshkuj. Nëse i përcjellni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë faqe, udhëzime këto që janë mjaft të thjeshta, do të mësoheni brenda ditës ta lidhni kravatën tuaj. Por nuk është krejt te lidhja e kravatës apo jo? Çfarë do të jetë ngjyra, si do ta kombinoni me robat tuaja?

kravata

Nëse keni arritur që ta gjeni kombinimin e mirë, ja në vazhdim se si mund ta lidhni kravaten në gjashtë (6) hapa:

  1. Përthekoni këmishën tuaj deri në pullën e fundit të jakës. Ngreheni jakën e këmishës dhe vendosni kravatën rreth qafës. Pjesa më e gjërë e kravatës duhet të varet dy herë më ulët se pjesa e hollë, dhe duhet të varet në doren tuaj dominante – varësisht se a jeni majtak apo djathtak.
  2. Merrni fundin e pjesës së gjërë të kravatës dhe mbështjelleni rreth pjesës së hollë, pak më poshtë qafës. Mendoni pjesën e gjërë si pjesën më të gjatë – ashtu që fundi më i gjatë shkon rreth fundit më të shkurtër.
  3. Pasi të keni mbështjellur pjesën e gjërë rreth pjesës së hollë, rrëshqiteni fundin e gjërë nëpër fjongën që është formuar.
  4. Futeni fundin e gjatë dhe të gjërë të kravatës në fjongë.
  5. Ngreni fundin e pjesës së hollë dhe të gjërë nga poshtë për ta forcuar fjongën.
  6. Mbajeni fundin e pjesës së hollë me dorën tuaj jo dominante dhe me dorën  tuaj dominante shtyjeni fjongën deri në qafë– keni kujdes që mos t’ia zini vetes frymën gjatë këtij procesi.

E gjitha që i’u nevojitet është koha!

Mos i’a leni vetes më pak se 5-10 minuta për lidhjen e kravatës. Jepni vetes kohë të mjaftueshme në mëngjes për ta lidhur kravatën siç duhet dhe nësë nuk duket në rregull, duhet t’i kushtoni edhe pak kohë që ta korrigjoni.
Për lidhjen e kravatës ju duhet ndihma e pasqyrës. Para pasqyrës do ta matni gjatësinë e kravatës dhe do të bëni kombinimet këmishë-kravatë.

 

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?