qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Largu Njollen e Kimikut nga Rrobat?

Njollat me ngjyre te kimikut ne rroba shpeshhere nuk mund te largohen me larjen normale ne lavatrice. Jane disa menyra per largimin e ketyre njollave per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.

Trajtoni njollat menjehere pas zhlyerjes. Eshte e rendesishme te veproni shpejse sepse njollat pasi qe teren largohen me veshtire. Menjehere pas njollosjes merrni nje leter dhe shtypeni mbi pjesen e zhlyer. Mos e ferkoni letren mbi rroba sepse kjo mund ta shperndaj njollen edhe me shume, por thjeshte mbajeni mbi pjesen e zhlyer derisa letra te thith nje pjese te ngjyres keshtu qe njolla behet me pak e dukshme dhe do te largohet me lehte.

 

Ferkoni njollen me alkool apo lengje tjera metilike. Ferkimi i njolles me alkool apo lengje tjera metilike eshte menyre ideale per largimin e njollave perderisa njollat nuk kane depertuar ne poret e brendshme te rrobave. Alkooli neutralizon pigmentet ne ngjyre keshtu qe njolla fillon te zhduket. Poashtu mund ta zhytni pjesen e rrobes ku eshte njollosur ne alkool, dhe me pas lajeni ose percjellni hapat e meposhtem:

  • Zhyteni nje cope pambuku ne alkool dhe me pambukun e lagur me pas ferkoni njollen.
  • Me sfungjer thitheni njollen me ngjyre qe e keni lagur me pare me alkool.
  • Perseriteni kete me pambuk dhe sfungjer te paster deri sa njolla fillon te zhduket.
  • Zhyteni nje cope tjeter pambuku ne uje te ftoht dhe vendoseni mbi njolle per ta thithur alkoolin nga rroba.
  • Lereni rroben te teret, dhe me pas lajeni ne lavatrice.

 

Vendosni nje leter nen pjesen e rrobes ku eshte njolla dhe mbi njolle vendosni llak te flokeve. Llaku i flokeve do ta shperndaj njollen dhe keshtu njolla largohet me lehte. Vendosni llakun mbi njolle deri sa te mbulohet tere njolla, dhe me nje lecke shtypni mbi njolle. Perseriteni kete deri sa njolla fillon te zhduket, dhe me pas lajeni rroben ne lavatrice.

Largoni njollen me qumesht. Nxejeni qumeshtin ne temperature te vaket dhe me pas vendoseni ne nje ene. Zhyteni pjesen e rrobes me njolle ne qumesht per gjysme ore, dhe me pas lajeni ne lavatrice.

Perdorni glicerin. Nxejeni glicerinen ne temperature te vaket, vendoseni mbi njolle dhe me pas shperlajeni rroben me uje te ftohet. Me pas vendosni disa pika te amonjakut mbi njolle, dhe lajeni rroben ne lavatrice.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>