Qysh me largu erën e keqe të gojës?

Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës:

Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë.

Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.

Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë.

Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës.
Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes.

Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës.

Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?

Qysh me largu erën e keqe të gojës?