Qysh me kursy gjatë ngasjes së makinës

Ashtu siç kërkohet nga ju që të bëni pjesën tuaj, po ftohen edhe kompanitë, industritë, qeveritë dhe bashkësitë që të japin kontributin e tyre. Transporti në Kosovë merr pjesë me 26% të konsumit të energjisë.

Në zonat urbane, gazrat e liruara nga veturat përbëjnë gati dy të tretat e ndotësve të cilët prodhojnë smog. Smogu është posaçërisht i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve, personave të moshur dhe personave me probleme kardio-respiratore.

Transportin të cilin e zgjedhni, mënyrën se si vozitni veturën personale, lloji i veturës ose kamionit që posedoni si dhe mënyra e mirëmbajtjes, përcakton sasinë e karburantit e cila ju nevojitet, e me këtë edhe sasinë e gazërave serrë të cilat i prodhoni.

Reduktimi i vozitjes është hapi i parë drejtë ngadalësimit të ndryshimeve klimatike, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe kursimit të të hollave.

Vozitni 10% më pak

Nëse vozitni rreth 10,000 kilometër në vit, reduktimi i kilometrazhit tuaj vjetor për 1,000 kilometër ose 10%, dukshëm do të zvogëlon emitimin e gazërave serrë dhe do të ju kursej prej disa shkuarjeve në pikën e karburanteve. Vozituni me transport publik, ndajeni automobilin me të tjerët ose – përdoreni biçikletën. Pra, formën e transportit dhe ushtrimin e aktivitetit tuaj e bashkoni në një. Nëse është e mundur, punoni nga shtëpia një ditë apo një herë në javë. Tentoni të reduktoni vozitjen ashtu që do të përdorni tregjet dhe punktet të tjera shërbyese në afërsi të shtëpisë ose vendit të punës dhe njëkohësisht kombinoni vizitat në disa lokacione përnjëherë. Ashtu do të kurseni kohë, të holla dhe karburante, por edhe do të shmangni ngecjet në trafik.

Kursehuni nga përdorimi i pajisjes klimatizuese në veturën tuaj

Përdorimi i pajisjes së klimës gjatë ngecjeve në komunikacion mund të rritë shpenzimin e karburanteve edhe për 20%. Në mënyrë që të ftohni veturën më mirë i hapni dritaret. Nëse është e mundur, e parkoni në hije veturën në mënyrë që ta mbani më të ftohur ose të reduktoni ndotjen nga avullimi i benzinës nga motori dhe rezervoarit për karburant.

Hiq dorë nga vetura tjetër

Reduktoni gazërat serrë dhe kurseni disa qindra euro në shpenzimet e mirëmbajtjes dhe amortizimit, posaqërisht kur është fjala për veturat e vjetra.

Fikeni motorin kur keni ndaluar

Nëse motori i veturës tuaj punon derisa të qëndroni në një vend, mund të prodhoni rreth një çerek ton të emitimit të CO2 për çdo vit dhe shpenzime prej rreth 60 euro për karburante të cilat i keni shpenzuar kot. Nëse ndaleni për më shumë se 10 sekonda, përveç nëse jeni në komunikacion, fikeni motorin dhe kurseni.

Vozitni në përputhje me kufizimet e shpejtësisë

Te shumica e veturave, rritja e shpejtësisë prej 100 km/h në 120 km/h do të rritë shpenzimin e karburantit për rreth 20%. Krahas kësaj, vozitja e shpejtë redukton kohëzgjatjen e gomave.

Vozitja e fëmijëve në shkolla i kontribon nxitimit tuaj në mëngjes si dhe emitimit të gazrave serrë. Sasia e komunikacionit në zonat e shkollave krijon atmosferë jo të shëndoshë dhe të pasigurt për fëmijët. Disa prej alternativave të mundshme është ecja në këmbë ose përdorimi i autobusve të shkollave aty ku ka të tillë.

Nje autobus plotë me udhëtarë mund të zëvendësojë 40 vetura nga rruga dhe të mos i emetojë rreth 50 ton gazra serrë në vit. Modelet e reja të veturave të cilat në vit kalojnë rreth 20.000 kilometra prodhojnë.

Automobili sportiv rreth 6 ton CO2

Limuzina e madhësisë së mesme 4 ton CO2

Vetura hibride 2 ton CO (ngasja në benzin/rrymë)

Mirëmbajeni veturën tuaj

Vozitja e mençur nënkupton vozitje të sigurt dhe kursimtare

Përse të kursehet në shpenzimet e karburanteve? Rreth 70% të veturave dhe kamionëve më të vegjël në rrugë kanë
së paku një gomë e cila nuk do duhej të përdoret ose e cila nuk është mirë e fryrë. Goma e fryrë në mënyrë të papërshtatshme jo vetëm që mund të reduktoj kohëzgjatjen e gomës dhe të rritë shpenzimet e karburantit, por mund të sjellë edhe deri te prishjet e përnjëhereshme të cilat mund të shkaktojnë fatkeqësi serioze. Andaj, rregullisht kontrolloni shtypjen në goma, përfshirë edhe atë rezervë. gazrave serrë së paku për një të tetën pjesë të ton-it për çdo vit dhe së paku të kurseni 40 euro në vit për shpenzime të karburanteve.

Gjithmonë kontrolloni gomat kur janë të ftohta dhe mos harroni të kontrolloni se a ka në to trupa të huaj (gurralec, xhamë, etj.) prerje, të plasura ose shenja të tjeratë të shpenzuarit, si dhe rregullisht i rrotulloni në mënyrë që të arrihen performansat optimale. Kontrolloni në udhëzuesit e veturës se cili është presioni preferuar i gomave dhe lutni profesionistin që në vend tuajin të kontrollon gomat.

Veturat hibride kombinojnë disa lloje të ngasësve. Për shembull, te veturat elektrike, gjeneratori i vendosur prodhon energjinë elektrike e cila kombinohet me karburant i cili lëviz motorin me djegie të brendshme. Efiçienca e shpenzimit të karburanteve është për 20% deri 50% më e madhe se sa te veturat tradicionale. Veturat me gaz gjithashtu ruajnë mjedisin dhe shpaguhet si investim afatgjatë.

Mirëmbani veturën tuaj

Motori jo i mirëmbajtur mund të shpenzoj edhe deri në 50% më shumë karburante dhe të prodhoj deri 50% më shumë CO2 se sa motori i mirëmbajtur. Neglizhimi i ndërrimit të vajit të shpenzuar dhe të filtrit rezulton me performansa të dobëta të motorit, me shpenzim më të madh të karburanteve mundet në fund të sjellë edhe deri te prishjet serioze të veturës. Largoni mbajtëset në kulm nëse nuk i përdorni. Edhe mbajtëset e zbrazura keqësojnë karakteristikat aerodinamike dhe shtojnë shpenzimin e karburanteve. Nëse bëhet fjalë për mbajtëse të përhershme, që janë të vendosura fabrikisht, shpenzimet shtesë në karburante do të jenë minimale.

Mos bleni më shumë se sa që ju nevojitet

Ngasja në katër rrota, fuqia e motorit dhe dimensionet e gomës ndikojnë në sasinë e karburantit të veturës vështirësojnë punën e motorit dhe shpenzojnë më shumë karburante.

Bleni veturën me shpenzime më efektive të karburantit e cila mund të plotësoj nevojat e juaja të përditshme. Me këtë mund të reduktoni emitimin e gazërave serrë deri në një ton në vit, njëkohësisht duke reduktuar edhe shpenzimet për karburante. Gjithashtu mund të shqyrtoni mundësisë e vendosjes së gazit të pranuar ekologjik për ngasjen e veturës suaj, gjë që do të reduktoj shpenzimet e juaja dhe emitimin e gazrave serrë.

 

Informata për ujin

Qysh me mbrojtë ambientin e jashtëm?