Qysh me kthy organizmin në top-formë?

Pranvera është stina ideale për ndryshimin e shprehive në ushqim dhe kthimin e organizmit në top-formë. Përse të mos e filloni mëngjesin me një pije të shijshme të gjelbër, me supë nga hithrat apo shpargujt e egër, apo sallatën ta përzieni me spinaq.

Pemët dhe perimet sezonale posedojnë pak yndyrë, e janë të pasura me kalori, vitamina, minerale dhe përmirësojnë punën e sistemit tretës. Pos kësaj, janë të pasura me përbërës antioksidues, që mbrojnë trupin nga sëmundjet dhe e forcojnë sistemin imun.

Për ngjyrën e gjelbër përgjegjës është klorofili. Nëse e shtoni konsumimin e perimeve të gjelbra, të cilën e dhuron natyra, atëherë trupi juaj do të jetë më vital dhe organizmi juaj do të jetë më i fortë, dukeu bërë ballë viruseve dhe sëmundjeve të rënda.

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?

Qysh me largu erën e keqe të gojës?