qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Kriju Subdomain nga cPanel?

Subdomain-et jane te rendesishme nese deshironi te krijoni nje sektor me permbajtje te ndryshme nga permbajtja e domain-it kryesor. Krijimi i subdomain-it arrihet lehte nepermjet cPanel-it. cPanel-i ofron interfejs grafik per te thjeshtesuar veprimet ne web hosting. Pothuajse te gjitha kompanite qe ofrojne hosting, perdorin cPanel per te ua lehtesuar punen klienteve.

Per te krijuar Subdomain, percjellni hapat ne vazhdim:

1. Hapeni cPanel, shkoni te kategoria Domains dhe klikoni Subdomains.

2. Caktoni nje emer per subdomain. Per shembull, nese deshironi te krijoni nje blog, perdorni fjalen “blog” per subdomain. Nga menyja renese, caktoni se ne cilin domain duhet te vendoset subdomaini qe po krijoni. Poashtu do te duhet te krijoni document root qe do te sherbej si direktoriumi kryesor i subdomain-it ne server.

3. Klikoni butonin create.

4. Nese keni vepruar sakte, do te ju shfaqet mesazhi si ne fotografine e meposhtme.

5. Kthehuni ne nen-kategorine Subdomain ne Cpanel, ku do te shihni listen me subdomain-et ekzistuese, nder to edhe subdomain-in qe sapo e keni krijuar.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>