Qysh Me Kriju Nje Webfaqe Popullore (20 menyra)?

1)Nëse ke krijuar një faqe te re apo thjeshtë një artikull të ri shtoje atë tek sherbime si Digg (http://www.digg.com/), Reddit (http://reddit.com/) dhe Now Public (http://www.nowpublic.com/).
Të njëjtën gjë dhe me Del.icio.us (http://del.icio.us/) dhe StumbleUpon (http://www.stumbleupon.com/). Nëse mundesh vendos dhe butonat e këtyre sherbimeve tek faqja personale (siç kemi bërë ne këtu).

2)Krijo një grup tek Yahoo Groups (http://groups.yahoo.com/) dhe dërgo njoftime here pas here aty. Akoma me mirë do ishte te rregjistrohesh ne grupe ekzistuese qe kanë shumë anetare. Të njëjtën gjë bëj dhe me Google Groups.

3)Rregjistrohu tek Myspace(http://www.myspace.com/), h15, Facebook, Bebo, etj  dhe përdore llogarine për te dërguar njoftime për faqen tënde.

4)Nëse ke blog krijo llogari tek Technorati (http://www.technorati.com/) dhe rregjistroje blogun aty. Technorati ka disa hapa për te realizuar këtë, por ia vlen.

5)Vendose faqen ne direktori te lira dhe falas.
Direktori me vlerë kanë faqe si shqiperia.com parajsa.com interneti.eu zbulo.com
Me shumë vlerë është www.dmoz.org . Nëse mund te vendosni faqen ne këtë direktori do keni shumë te mira nga makinat e kerkimit.

6)Vendos njoftime falas tek www.njoftime.com
Sherbime me vlerë, por te huaja janë dhe www.craigslist.com dhe www.gumtree.com

7)Perdor RSS feeds. Vendos një buton RSS qe u lejon vizitoreve te rregjistrohen.
Shtoje adresen e RSS Feed te faqes tënde tek sherbime si FeedBurner (http://www.feedburner.com/), Squidoo (http://www.squidoo.com), Feedboy (http://www.feedboy.com/), Jordomedia (http://www.jordomedia.com/), FeedBomb, FeedCat, rssmad, feeddirectory dhe feedfury.

8)Bëhu aktiv ne forume dhe mbaj linkun e faqes tënde tek nënshkrimi (ne forumet qe e lejojne sigurisht).
Disa forume kanë dhe tema ku mund te hapesh një njoftim për faqen tënde. Gjeji ato dhe hap temën tënde. Por mos harr asnjëherë te lesh një link te klikueshem ne atë teme. Një link te paklikueshem pak veta do ta hapin.
Bëhu aktiv dhe ne blogje duke lënë komente…….dhe një link te faqes tënde.

9)Blej host te mirë. Askush nuk deshiron një faqe qe mezi hapet.

10)Krijo një harte XML (http:/www.xml-sitemaps.com/) për faqen tënde dhe vendose tek Google (http://www.google.com).

11)Bej një bluza ku ke te shënuar adresen e faqes tënde dhe vishe sa me shpesh te mundesh.

12)YouTube (http://www.youtube.com/) dhe Google Video (http://video.google.com) janë vende shumë te mira për te reklamuar duke ngarkuar video qe kanë adresen e faqes tuaj.

13)Vendos mp3 ne faqe. Njerezit vdesin për mp3 dhe do të vijnë medoemos.

14)Krijo një harte për faqen tënde duke lehtesuar navigimin nëpër kategori të ndryshme. Njerezit urrejne makinat e kerkimit dhe duan mënyrat e lehta te shfletimit.

15)Krijo llogari ne Flickr (www.flickr.com) vendos disa foto dhe adresen e faqes tënde.

16)Bashkepuno me faqe te tjera. Mos u frikeso asnjëherë te shkembesh lidhje dhe bannera me te tjerë. Sidomos me faqe te respektuara asnjëherë mos nguro te bashkepunosh.
Mos ji xheloz dhe i frikesuar se duke vënë linkun e dikuj tjetër do të beje te demtohesh. Interneti është i madh dhe ka vend për te gjithë.

17)Yahoo dhe makina e saj e kerkimit nuk janë gjë, por ama sherbimi i Yahoo për webmasterat ia kalon atij te Google. Perdore atë (http://siteexplorer.search.yahoo.com/).

18)Shkruaj diçka qe do i terhiqte vizitoret, cofte edhe nese nuk ka shume lidhje me faqen. Pak artikuj do i terhiqnin shume vizitoret.

19)Kontrollo se si duket faqja ne te gjithë shfletuesit kryesore. Zakonisht IE dhe sidomos IE6 janë shumë problematike. Faqet qe duken keq dhe shtrember nuk papapelqehen shumë nga vizitoret.

20)”Content is the King” thonë amerikanet. Përmbajtja e faqes është gjeja kryesore. Sa me shumë përmbajtje dhe sa me shumë origjinale dhe e vlefshme te jetë ajo aq me shumë trafik do të gjenerohet.

Burimi:/zeriyt/

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?