Qysh Me Kriju nje .GIF File?


GIF fajllat jane fotografi te levizshme qe paraqesin nje veprim te caktuar(animacion).Logjika e  funksiomit te tyre eshte e njejte me ate te animacioneve bazike.

Animacionet GIF jane nje menyre shume e mire per te shprehur kreativitetin tuaj,sensin e humorit apo edhe ndonje moment te vecante te ndonje filmi qe sapo e keni pare GIF fajllat jane ne ekspansion ne kulturen e bloggingut sidomos ne platformat si Tumblr dhe Blogger.

Per me kriju ni GIF file eshte shume lehte.Krejt qfare ju duhet eshte kjo:

1.Disa fotografi(apo screenshots) te rradhitura ne menyre lineare, te tipit .bmp, .jpg, .png etj.

2.Vizitoni webfaqen www.makeagif.com

3.Klikoni butonin Add Photos

4.Zgjedhini fotografite qe deshironi ti futni ne animacion(me tastin CTRL mund ti selektoni disa fajlla pernjehere)

5.Sigurohuni qe fotografite te jene te rradhitura ne menyre lineare

6.Klikoni Continue

7.Caktoni shpejtesine e nderrimit te fotografive(preferohet qe te jete NORMAL 500 ms,qe njeherit eshte edhe zgjidhje DEFAULT)

8.Dhe ne fund klikoni Create Your GIF

Ju tani keni krijuar nje GIF. Shpresojme qe do te pelqehet!

//Falenderojme lexuesin tone Adil Sylqa per kontributin ne kete teme.

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?