Qysh Me Kriju Llogari ne Wikipedia?

Wikipedia (Enciklopedia e Lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithëdhe e lirë për përdorim. Wikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re!– Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë , Ç , ë , çnë fjalët e duhura.

  1. Në këtë fushë fusni një nofkë (username) të cilin do ta përdorni më tutje në Wikipedia.
  2. Në këtë fushë fusni një të ashtu quajtur “fjalë kalimi”, të cilën duhet ta mbani mend
  3. Përsëritni fjalë kalimin
  4. Kjo fushë është për personat që dëshirojnë paraqitjen e adresës së postës elektronike që përdorin
  5. Nëse e harkoni fushë-kutin, nuk keni nevojë të plotësoni formularin e hyrjes gjatë vizitës së ardhshme. (Kjo vlen nëse shfletuesi që përdorni e ka mbajtur mend nofkën dhe fjalë kalimin)
  6. Fjalën e shënuar duhet ta fusni në këtë fushë (kujdes! fjala duhet të jetë e përpiktë, mos i humbni shënimet)
  7. Pasi të keni plotësuar fushat e nevojshme shtypni kutinë e etiketuar Hap një llogari e cila do të paraqes faqen Hyrje me sukses dhe me këtë mund të redaktoni seksionet dhe të ngarkoni fotografi e skeda.
  8. Nyja Hyni është për përdoruesit që e kanë një llogari në Wikipedia

Burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Hyjm%C3%AB

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?