Qysh Me Kopju Muziken nga iPod-i ne Kompjuter?

Kopjimi i kengeve nga kompjuteri ne iPod behte shume lehte me ane te programit iTunes. Por kopjimi i kengeve nga iPodi ne kompjuter nuk mund te behet me iTunes, por mund te behet manualisht.

Ne Windows Explorer, shkoni te  Tools > Folder Options > View. Ne listen Advanced Settings, te Hidden files and folders, zgjedhni opcionin “Show hidden files and folders”.  Klikoni OK per te ruajtur ndryshimet.

Lidheni iPodin tuaj me kompjuter. Ne Windows Explorer do te shfaqet nje folder me emrin e iPodit tuaj.

winexploreripod.gif

Hapeni kete folder. Shkoni te nen-folderet “iPod_Control” -> “music”.  Ketu d ti gjeni fajllat e muzikes qe gjendet ne iPod, por emrat e tyre nuk do te jene si ne iPod. Por mos u brengosni, sepse emrat jane te ruajtur ne te ashtuquajturat ID3 tags nga te cilat mund ti rikthejme emrat e kengeve.

Kopjoni folderat ku gjenden kenget, dhe vendosni ne nje folder ne kompjuterin tuaj.

Hapeni programin iTunes dhe shkoni te menyja Edit > Preferences. Ne tabin Advanced te “sub-tabi” General zgjedhni folderin ku i keni ku i keni kopjuar kenget nga iPodi. Poashtu klikoni opcionin “Keep iTunes Music folder organized”.

itunesoptions.gif

Ne iTunes, klikoni “File” -> “add folder to library”. Zgjedhni folderin ku i keni kopjuar kenget. iTunes tani do ti importoj te gjitha kenget ne playlist. Cka eshte me e rendesishme, pasi qe keni klikuar opcionin “Keep iTunes Music Folder organised”, iTunes do ti kthej te gjitha kenget ne emra origjinal. Kjo mund te marr pak me shume kohe varesisht na numri i kengeve.

Qysh me kriju restore në iPhone?