Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Online Conversion”?

1

Hapi 1: Gjeni një konvertues nga PDF në Word. Ju do të jeni në gjendje të përdorni një konverutes online për të konvertuar dokumentin tuaj nga PDF në Word pa shkarkuar ndonjë program në kompjuterin tuaj. Gjeni një website të besueshëm dhe të lirë, të tillë si nga “PDF” në Word.

2

Hapi 2: Zgjidhni opsionin “Choose File”. Ju mund ta gjeni këtë opsion në anën e majtë të ekranit.

3

Hapi 3: Selektoni dokumentin të cilin doni ta konvertoni. Kërkoni nëpër dosjet tuaja për ta gjetur atë.

4

Hapi 4: Shkruani e-mail adresën tuaj nëse është e nevojshme. Shumë programe konvertuese kërkojnë e-mail adresën tuaj në mënyrë që kur të përfundoj konvertimi të j’ua dërgojnë juve aty, disa të tjerë ju lejojnë t’a shkarkoni atë nga nje web faqe.

5

Hapi 5: Konfirmoni që jeni “qenie njerëzore” nëse është e nevojshme. Shumë programe do të kërkojnë nga ju që të shkruani shkronjat të cilat ata kërkojnë për të parë që ju jeni person real.

6

Hapi 6: Kliko “Convert to Word”

7

Hapi 7: Prisni derisa dokumenti juaj të shkarkohet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.

8

Hapi 8: Hapeni dokumentin tuaj në e-mail. Pasi të ketë përfunduar konvertimi, ju duhet të jeni në gjendje për ta hapur atë në e-mailin tuaj.

 

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?