Qysh Me Kontrollu Xhelozine?

Meshkujt reagojnë më shumë ndaj tradhtisë seksuale dhe xhelozinë do ta zbulojnë me sulm indirekt, ndërsa femrat tmerrohen nga tradhtitë emocionale dhe sulmojnë shumë direkt.

Xhelozinë shpesh e ndiejnë njerëzit me vetëbesim të ulët, karakteret impulsive, ata të cilët janë të obsesionuar me pjesën emocionale të jetës së tyre, personalitetet e lazdruara dhe narcisoide që kërkojnë shumë vëmendje dhe ata që kanë frikë nga vetmia. Ajo mund të jetë edhe ndjenjë e mësuar, nëse prindërit ose njëri prej tyre kanë qenë jashtëzakonisht xheloz, dhe kështu fëmija e mëson modelin e tillë të sjelljes si normal dhe të pranueshëm shoqërisht. Dallimi në mes xhelozisë normale dhe patologjike vihet re lehtë, sepse xhelozia normale nxitet nga situata konkrete, ndërsa atë patologjike e karakterizojnë frikët irracionale dhe sulmet e pabazuara. Në lidhjet ku njëri partner është xheloz në mënyrë patologjike, është i domosdoshëm këshillimi dhe shërimi i partnerit xheloz, sepse në të kundërtën e maltreton psikikisht gjysmën e vet tjetër “të shëndetshme”.

Xhelozia në mënyrën mashkullore dhe femërore

Më së shpeshti paraqitet si pasojë e frikës nga humbja e partnerit. Një dozë e caktuar e xhelozisë është e natyrshme dhe tregon se sa vlen marrëdhënia për pjesën tjetër, por gjithçka më shumë se kaq bëhet helm për lidhjen. Edhe tek mënyrat kur e tregojmë xhelozinë si dhe shkaktarët e xhelozisë, mund të vihen re dallimet gjinore.

Derisa meshkujt janë më të ndjeshëm në shenjat e mosbesnikërisë seksuale dhe shpesh me sjelljen e tyre agresive fizike dhe verbale do të shfaqin xhelozinë, femrat janë më të ndjeshme në shenjat e pabesisë emocionale dhe xhelozinë do ta shprehin në mënyrë direkte dhe menjëherë duke konfrontuar partnerin.

Simptomat e xhelozisë patologjike

– Kontrollimi i partnerit disa herë në ditë;
– Ndalimi i daljeve ose tentimet e nxitjes së ndjenjës së brejtjes së ndërgjegjes që partneri të mos dalë;
– Akuzimi i vazhdueshëm i partnerit për mashtrim pa asnjë fakt;
– Sugjerimet për veshje më pak provokuese, kryesisht tek xhelozia mashkullore;
– Agresioni fizik.

Ndalet përmes analizimit të frikëve personale

Hapi më i rëndësishëm në përballimin e xhelozisë është analizimi dhe pranimi i këtyre ndjenjave të këqija. Nëse xhelozia është e pajustifikuar duhet të pranohet edhe trillimi i shkaseve. Pastaj duhet të punohet në sigurinë personale dhe vetërespektin, për çka shpesh është e nevojshme ndihma e psikologut. Po ashtu, duhet të ndaloni së paramenduari skenarë të zi në kokë, si tradhtitë kudo që sillet partneri dhe t’u përkushtoheni hobive dhe përmbushjes së jetës suaj.

Burimi: /Albeu.com/

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?