Qysh me kontaktu qendrën kontaktuese të Raiffeisen Bank dhe për çka?

Është shumë normale që shpesh herë të kemi dilema për produkte dhe shërbime të ndryshme dhe çuditërisht hezitojmë t’i kontaktojmë personat përgjegjës. Kjo, normalisht, nuk duhet të ndodhë pasi që ekzistojnë qendrat e thirrjeve enkas për këto punë dhe e gjitha kjo shkon në benefitin tonë pasi që kursejmë kohë dhe mund nëse shumë punë i kryejmë përmes telefonit.

Më poshtë është e paraqitur një listë me mundësitë për punët që mund t’i kryejme përmes telefonit duke kontaktuar qendrën e thirrjeve, e cila ofron shërbim 24 orë në ditë 7 ditë në javë.

– Informata për klientët mbi:

  • gjendjen e llogarisë
  • arritjen/dërgesën transfereve
  • kreditë dhe mënyrën e aplikimit
  • produktet dhe shërbimet tjera të Raiffeisen Bank
  • adresat e filialeve
  • lokacionet e ATM-ve dhe POS partnerëve tanë që pranojnë VISA dhe MASTER kartelat e bankës.

– Shërbimet për klientë:

  • Bllokim të kartelave të vjedhura/humbura
  • Transaksione/pagesa të autorizuara paraprakisht përmes telefonit, brenda dhe jashtë vendit
  • Afatizime të mjeteve.
  • Shitjen e Visa dhe Master kartelave

Qysh me komuniku me Qendrën Kontaktuese?

MNEMONIC – fjala sekrete:

Fillimisht kur të hapim llogarinë e caktojmë cilën fjalë do ta përzgjedhim si MNEMONIC. Kjo fjalë është unike dhe askush nuk mund ta ketë të njëjtën. MNEMONIC mundëson identifikimin e klientit në mënyrë më të shpejt dhe më të lehtë. Pasi që është unike kjo fjalë sekrete është në të njejtën kohë edhe e sigurtë. Te gjitha këto biseda telefonike janë të regjistruara (inçizuara).

Gjendja e llogarisë suaj mund të mirret vetëm me MNEMONIC- fjalën sekrete që e keni  lënë në hapjen e llogarisë suaj.Poashtu, ndërprerja e afatizimit si dhe të gjitha informatat specifike mbi llogarinë/transferet e juaja mund të mirren vetëm me MNEMONIC.

Qendra Kontaktuese ju mundëson që përmes telefonit të bëni urdhërtransfer/pagesë paraprakisht të autorizuar. Krejt çka ju nevojitet të bëni është që të aplikoni në bankë për këtë shërbim dhe t’i jepni informata mbi transferet/pagesat që dëshironi t’i realizoni. Pastaj na kontaktoni dhe kërkoni që transferi i juaj të realizohet. Ne jemi të obliguar t’ua konfirmojmë realizimin e transferit.

Kjo qendër poashtu mundëson bllokimin e kartelës në rast se e keni humbur ose iu është vjedhur. Edhe për këtë shërbim ju duhet ta mbani në mend fjalën sekrete (MNEMONIC) dhe bllokimi i kartelës suaj do të bëhet brenda 1 min.

Për informacione tjera, ju lutem telefononi Qendrën Kontaktuese në 038 222 222.

qendra_kontaktuese_web_ENG_777176

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?