Qysh Me Komuniku me Femijen Tuaj?

Komunikimi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e tij të drejtë, andaj prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj gjëje. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla se si ta zhvilloni komunikimin me fëmijën në mënyrë të drejtë.

Bini në nivel të fëmijës

Gjithmonë flitni me fëmijën në nivelin e tij. Vogëlushët duhet gjithmonë t’u përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh e kanë ndjenjën e papërshtatshmërisë. Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy përderisa flisni. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë.

Bëhuni natyror

Fëmija nuk do t’ ju kuptojë nëse gugasni, do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet t’ ju imitojë.
Bëhuni natyror përderisa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me fëmijën tuaj të flisni sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ndërroni lartësinë e zërit, fëmija sigurisht që do t’ ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.

Bëhuni i durueshëm

Bëhuni i durueshëm, sepse fëmijët ndoshta nuk mund të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë të thonë diçka shpejt. Për këtë i thoni me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.

Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj

Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron fëmija t’ju tregojë, sidomos fëmijët e turpshëm nga natyra. Është e rëndësishme që t’i bëni me dije fëmijët që jeni i interesuar të dini se çfarë po ju tregon, po që nuk po e kuptoni.

Burimi: GazetaExpress

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?