qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Kerku Rritje te Pages?

Pas disa javeve, muajve apo viteve, keni kuptuar qe me ne fund meritoni ngritje te pages. Ndoshta ju duhen parate qe te keni nje banese tuajen. Apo ndoshta ju duhet te zevendesoni veshken pas konsumimit te tepert te alkoholit gjate rinise tuaj. Ose thjeshte vetem e deshironi si shenje mirenjohjeje nga kompanija pas punese se mire qe keni bere. Sidoqofte nuk na intereson se per cka ju duhet; ne vetem deshirojme te ju ndihmojme se qysh me rrite pagen.

Gjasat jane qe shefi juaj nuk e ka ndermend ta marr kete hap vetvetiu, andaj ju mbetet juve te ndermerrni hapin e pare. Nuk ka rendesi se sa i mire jeni ne negociata kur te vjen koha per rritje te pages, por kjo pune definitivisht eshte art me vete.

Para se te kerkoni rritje te pages, ju natyrisht duhet t’i keni te mirat e juaja. Kjo do te thote qe ju e meritoni kete rritje dhe e dini se kjo gje duhet bere.

Keni vetebesim.

Para se te beni dicka tjeter, ju duhet te tejkaloni ngurrimin. Zakonisht punetoret pranojne rritje te pavlere prej 2% ne te ardhurat vjetore pasi qe kane frike te kerkojne vete ate. Nuk duhet te keni frike. Nese e dini qe e meritoni rritjen, kerkojeni. Gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte qe shefi juaj te thote jo.

Bejeni nje liste per punet qe keni kryer.

Keni kujdes nga vetebesimi i tepert. Vetem se ju duket vetja superior nuk do te thote qe bashkepunetoret tuaj do te pajtohen, lere me shefi juaj. Prezenca juaj ne pune cdo dite apo aftesia per llafe afer aparatit te ftofjes se ujit nuk do te thote qe jeni i merituar per rritje. Para se te kerkoni rritje te pages, e cila do te ju barazoj me Bill Gates, sigurohuni qe keni fakte per kete kerkese. Shkruani arritjet tuaja. Lexoni ato dhe mendoni se cfare keni bere per te ndryshuar dicka pozitivisht, si p.sh. te permiresoni gjendjen e kompanise, apo te shmangni ndonje katastrofe. Nese nuk ju kujtohet ndonje shembull i mire, atehere mos e mashtroni veten per rritje te pages. Por nese keni dicka per te thene, atehere ju duhet te fokusoheni ne grumbullimin e ketyre te dhenave sikur te jeni duke shkruar ndonje rezyme.

* Nese jeni perfaqesues i shitjes, listoni te ardhurat qe i keni sjellur kompanise kete vit krahasuar me vitin e kaluar. Nese jeni menaxher i departamentit, tregoni saktesisht ne cfare perqindje i keni ulur shpenzimet e kompanise  dhe i keni nxitur punetoret te kene performance me te mire.

* Nese jeni arkitekt, demonstroni se si e keni marrur iniciativen ne dizajnim te projektit dhe keni arritur ta kryeni ne kohe, pavaresisht pengesave qe ju kane shfaqur.

* Nese jeni gazetar, specifikoni ngjarjet qe keni shkruar, te cilat kane zbuluar ndonje akt korrupcioni, apo shkrime qe kane gjeneruar lexim te madh nga lexuesit.

* Nese jeni person qe i rruani dhite, tregoni se sa shume dhi keni rruar muajt e fundit, dhe se sa pulovera jane bere per shkak te kontributit tuaj.

Pavaresisht profesionit tuaj, ju gjithmone mund te tregoni se si keni kontribuar me shume qe eshte kerkuar ne pershkrimin e punes. Vetem se duhet ta dini qe punedhenesit i deshirojne rezultatet e prekshme. Behuni specifik dhe detajizoni ne menyre qe punedhenesi mos te kete hapsire t’i kundershtoj arritjet tuaja. Sa me i paqarte qe jeni, aq me pak do t’i beje pershtypje punedhenesit perfshirja juaj. Tregoni se talenti juaj special ka ndikuar qe keto te arritura te ndodhin.

Perpiloni listen nga dikush tjeter

Hapi i trete eshte qe ndonje koleg tjeter i besueshem nga e njejta fushe, por jo qe punon bashke me ju, te perpiloj listen per ju. (Krahasimi i pages me bashkepunetoret eshte nje gabim i madh.) Ideja eshte qe dikush tjeter t’i theksoj te arriturat tuaja. Dhe qe  poashtu mund te ndodh qe te ju kujtoj disa te arritura qe nuk keni menduar per to.

Pasi qe te keni ndonje liste te arriturave, hapi i rradhes eshte te zgjedhni strategjine e duhur per t’i prezantuar. T’i keni te mirat eshte gje e mire, por edhe koha kur i prezantoni luan rrol te madh, andaj pregadituni para se te ndermerrni kete hap.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>