Qysh me kërku një linjë të autobusëve në Gjirafa.com?

Gjirafa.com është makina kërkimore e parë dhe më e avancuar në gjuhën shqipe. Ajo ofron shumë shërbime unike dhe praktike, të mbledhura në një vend nga i gjithë vebi shqiptarë si lajme, vetura dhe celularë në shitje, patundshmëri, oferta pune, dhe motin. Nder të tjera ofron edhe mbi 140 mijë linja ditore të autobusëve, duke mbuluar fshatra dhe qytete prej më të voglave deri te më të mëdhatë në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni.

Si te kërkohet një linjë në Gjirafa.com?

Pasi të keni hyrë në Gjirafa.com, klikohet të Linjat e Autobusëve dhe do të shfaqet kjo pamje:

1

Kemi opsionet për të kërkuar, duke shënuar qytetin prej ku deshirojmë të nisemi dhe at në të cilin deshirojmë të shkojmë, mund të kërkojmë duke i shënuar ëmrat e plotë të qyteteve ose inicialet, si p.sh Prishtinë – Prizren ose Pr-Pz.

Pas çdo kërkimi dalin oraret prej atij që është me i afërti me kohën në të cilen kemi bërë kërkimin. Nëse kemi nisje nga Prishtina për në Prizren në 10:20 dhe 10:35 dhe nëse kërkimi bëhet në 10:25, oraret do të dalin duke filluar nga 10:35 pasi që është orari më i afërt me kohën e kërkimit. Nëse dëshirojmë të dijmë për linjat e tërë ditës klikojmë të “Shiko linjat e mëhershme” dhe do të shfaqen të gjitha linjat duke filluar nga më e hershmja deri të më e fundit. Shigjetat me kahje të kundërt në mes të qytetëve na japin mundesinë që t’i shikojmë oraret edhe anasjelltas, duke klikuar mbi të. Nëse na intereson të dime për ndonjë ditë tjetër e kemi kalendarin anash ku na mundëson të zgjedhim datën për të cilën na intereson.

Varësisht nga destinacioni për ku bëhen kërkime mund të kemi, linja direkte, vazhduese, të kombinuar me ndërrim autobusi, dhe sezonale.

Te linjat direkte tregohet ora e nisjes së autobusit, kohëzgjatja e udhëtimit, operatori i cili e mbanë linjën dhe ditët e udhetimit.

2

Kur kemi linja vazhduese përveç informatavë të tjera, na tregon se ku është nisur autobusi, dhe nëper cilat vënde shkon ajo linjë, si në shembullin në foto:
3

Në momentin kur për një destinacion të caktuar nuk ka linjë direkte, Gjirafa bën kombinimin e autobusëve që të dergojnë në destinacionin tuaj. Duke e bërë kombinimin më të shpejtë të mundshëm, që të mundëson arritjen më të shpejtë për në destinacionin final. Për më shumë është ilustruar në foto:
4

Duka marrë parasyshë faktin se në sezona të caktuara kemi kërkesa për udhëtime në vënde të ndryshme, si gjatë verës në vendet bregdetare dhe gjatë dimrit në vëndet malore të skijimit etj., është bëre mbledhja e linjave sezonale, që shfaqen vetëm përgjatë sezonit të caktuar.

Pasi të bëhet kërkimi përveç orës së nisjes, arritjes, ditevë të udhëtimit dhe emrit të operatorit, në krahun e majtë kemi një shënje identifikuese ngjyrë portokali, dhe një palmë të bardhë, që tregon që linja është sezonale, verore. Nëse klikojmë mbi atë logo do të na dalin informata shtesë si numëri i operatorit, dhe vendi ku niset autobusi.
5

Po ashtu Gjirafa.com siguron oraret e nisjeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia për në qytetet europiane, si dhe kthimet nga to.

Qysh me reagu gjatë termetit?

Qysh me rritë shpejtësinë e performancës në Windows?