Qysh me kërku më sakt në Google?

Në këtë artikull mund të gjeni mënyra të thjeshta dhe mjaft të përdorshme për të bërë kërkime në forma të ndryshme në makinën e kërkimit Google dhe poashtu disa veçori tjera që ofron Google. Vetëm se, siç dihet Google është në gjuhen angleze, andaj ju duhet pak njohuri bazike e gjuhës angleze edhe pse këshillat janë më shumë teknike.

Qysh me kërku më sakt në Google?

Vendosni kohëmatës

Shkruani “set timer for” bashkë me një numër që i referohet minutave dhe Google do të ju njoftoj kur kjo kohë të përfundoj. Vetëm sigurohuni që zëri të jetë i lëshuar. Ky opsion është mjaft i përdorshëm nëse jeni duke pritur të pjeket diçka në furrë, apo edhe të ju rikujtoj diçka që nuk jeni të vëmendshëm.

Screen Shot 2014-05-16 at 22.56.32

Fjalët që nuk ju kujtohen

Ndonjëherë humbni kohë duke u kujtuar për fjalë të sakta, qoftë për ndonjë titull të këngës apo diçka të ngjajshme. Dhe në vend se të provoni fatin, vendosni një asterisk (fusnotë) në pjesën në vend të fjalës që nuk ju kujothet dhe makina e kërkimit do ta gjej për ju.

Screen Shot 2014-05-16 at 22.57.42

Kohët e fluturimeve

Në vend se të humbisni kohë dhe t’i shkatërroni nervat deri sa hini në webfaqen e aviokompanisë me të cilen udhëtoni, thjesht shkruani numrin e fluturimit dhe do të ju shfaqen në mënyrë të thjeshtë informatat si, statusi i fluturimit, kohët e parapara të nisjes dhe aterimit, terminalet dhe portat.

Screen Shot 2014-05-16 at 22.58.00

Kërkimi në webfaqe

Nëse dëshironi të kërkoni specifikisht në ndonjë webfaqe, vetëm shkruani tekstin që jeni të interesuar për kërkim dhe shtoni pjesen “site:” me webfaqen e dëshiruar.

Screen Shot 2014-05-16 at 23.23.50

Përjashtoni fjalët

Ndonjëherë, veçanërisht pas ndonjë ngjarjeje të madhe, ajo se çfarë kërkon humbë në listë të rezultateve. Dhe për t’a gjetur më lehtë, vendosni shenjen minus (-) para fjalës që doni ta përjashtoni nga rezultatet në kërkim.

Screen Shot 2014-05-16 at 23.07.28

Konvertoni njësitë

Mos humbni kohë duke llogaritur në kokë. Thjeshtë shkruani “100 euros to dollars”, apo “10 miles to kilometers” e kështu me rradhë për çfarëdo njësie.

Screen Shot 2014-05-16 at 23.08.27

Përkthimi

Siç dihet Google ka shërbimin mjat të popullarizuar Google Translate që shërben për përkthime. Por këtë shërbim mund ta përdorni më lehtë duke shkruar si përshembull “translate good morning in albanian”

Screen Shot 2014-05-16 at 23.18.52

Ora në vende

Shkruani “What time is it in” dhe vazhdoni me çfarëdo qyteti që ju intereson të dini kohën reale.

Screen Shot 2014-05-16 at 23.10.37

 

Qysh me kërku më sakt në Google?